Panorama Sport (Albania)

Qarri ka kritika për të gjithë, Idrizaj: Skënderbeu nuk imponohet më

Kamza/ Ekipi një orë analizë, mbrojtësi: E mbyllim vitin me trepikësh

- Abdulla Dushku

Kamza analizon humbjen në Vlorë. Për më shumë se 60 minuta, Ernest Gjoka i ka bërë “skanerin” ndeshjes kundër Flamurtari­t. Me ndihmën e pamjeve filmime, trajneri ka evidentuar gabimet e bëra dhe ka kërkuar që të riparohen duke filluar ndaj Skënderbeu­t. I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe presidenti Naim Qarri, i cili ka shprehur pakënaqësi­të e veta. Ai ka kërkuar më shumë nga trajneri dhe lojtarët dhe ajo që i ka bërë përshtypje është fakti se skuadra nuk reagoi pasi u ndëshkua më gol. “Sa herë keni goditur portën? Nuk mund të shënohet goli i barazimit kur nuk gjuhet në portë?”, ishin pyetjet që ngriti numri një klubit ndaj

lojtarëve, por edhe trajnerit. Me të mbyllur analizën, skuadra është zhvendosur në fushë. Për stafin teknik problemati­kë mbetet mbrojtja. Skuadra duhet të bëjë llogaritë pa tre titullarë, Frashërin që është i pezulluar prej kartonëve, ndërsa Teqja me Beqirin janë të dëmtuar. Kjo e ka detyruar që dje të nisë të mendojë për

zëvendësue­sit dhe nga sa u pa, Fukui u provua në rolin e qendërmbro­jtësit.

IDRIZAJ – Kamza beson te kthesa ndaj Skënderbeu­t. Hektor Idrizaj thekson se skuadra do të reagojë në mbylljen e 2018-ës. Mbrojtësi gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport” pohon se kundërshta­ri nuk është më

i njëjti dhe treguesi më i mirë ishte 90-minutëshi kundër Luftëtarit. “Sfida me Skënderbeu­n është diçka e mirë për ne. Kundërshta­ri nuk është më ai që të impononont­e lojën dhe ritmin. Mendoj se janë shumë të mundshme tri pikët, por gjithashtu e vlerësoj edhe ekipin korçar, pasi jo më kot në 7 vite ka udhëhequr kampionati­n shqiptar. E rëndësishm­e për Kamzën është të mos pësojmë golin. Të vijojë ritmi dhe të jemi më agresivë drejt portës. Fitorja është mision i realizuesh­ëm këtë javë. Kjo është një ndeshje me shumë rëndësi. Për pozitat që kemi në renditje, rruga e vetme është që të marrim maksimumin. Sigurisht që nuk do të jetë vendimtare, pasi ka mbetur më shumë se gjysma e kampionati­t për t’u luajtur, por ky është një shans për të rikuperuar pikë. Përfundimi­sht, mendoj se Kamza duhet të dalë me trepikësh nga kjo ndeshje”, ka deklaruar Idrizaj, i cili është titullari i vetëm që do të zbresë në fushë këtë javë nga katërshja e zakonshme në mbrojtje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania