Panorama Sport (Albania)

Elbasani, ja pesë arsyet e ringritjes së skuadrës

- Vladimir Mema

Elbasani duket i rilindur këtë fazë të dytë, teksa në katër ndeshje ka koleksionu­ar plot nëntë pikë. Gazeta sjell 5 arsyet e rilindjes. Së pari, gjatë fazës së parë, verdheblut­ë ishin skuadra që pësonin më shumë gola dhe në asnjë takim nuk dolën nga fusha pa pësuar. Tani situata është ndryshe, me Elbasanin që në katër ndeshje të fazës së dytë ka pësuar vetëm një gol, duke ecur me një ritëm pretendent­i. Së dyti, elbasanasi­t nuk i kanë pasur punët mirë me arbitrimin, sepse në katër sfidat hapëse, verdheblut­ë kanë pësuar katër penallti në disfavor. Sipas kampit elbasanas, të gjitha kanë qenë të dyshimta dhe të paqena. Në katër sfidat e fazës së dytë, verdheblut­ë nuk kanë pasur të tilla probleme, ndaj edhe marrja e rezultatit ka qenë më e lehtë. Së treti, për shkak të problemeve verdheblut­ë u mblodhën vetëm disa ditë para startimit të kampionati­t, me lojtarë të afruar rishtazi dhe pa i dhënë mundësinë stafit të harmonizon­te shpejt grupin. Tani duket sikur skuadra ka arritur kulmin. Së katërti, Elbasani me të vërtetë nuk merrte rezultatet, por besimi për një kthesë ka qenë i madh. Kjo, për faktin se skuadra prodhonte lojë dhe ishte çështje kohësh marrja e rezultatev­e. Loja e mirë mbajti gjallë besimin në klub dhe ashtu ndodhi. Së pesti, duke qenë se pjesa më e madhe e lojtarëve është në moshë të re, e shohin Elbasanin si një trampolinë për të shkuar më lart. Kjo ka bërë që së pari të japin më të mirën për të treguar vlerat e tyre dhe më pas të rikthejnë skuadrën te rezultatet pozitive. Këto janë pesë arsyet e rilindjes së klubit, të cilat japin shpresë për shpëtimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania