Panorama Sport (Albania)

Apolonia zgjedh Kulen për stolin: Ja çfarë do ndryshojë

Klubi fierak ka prezantuar dje teknikun e ri

- Bujar Rama

Dorëheqja e trajnerit Miho pas humbjes me Elbasanin i ka vënë në lëvizje drejtuesit fierakë, në kërkim të trajnerit pasues. Pasditen e djeshme, administra­tori i klubit, Olsi Bregu, ka prezantuar përpara grupit të lojtarëve teknikun Marenglen Kule, i njohur si “trajner emergjence”, por ende pa vendim definitiv nëse do të jetë ky trajneri deri në fund të sezonit. Kule ka qenë edhe sezonin e kaluar drejtues teknik i Apolonisë, së pari si ndihmës i Kashamit dhe, pas largimit të teknikut kavajas, iu besua detyra si kryetrajne­r në pjesën fundore të kampionati­t. Gjatë këtij sezoni, Kule ka drejtuar ekipin e parë të futbollit të femrave të Apolonisë, skuadër që aktualisht pozicionoh­et në vendin e tretë të këtij kompeticio­ni. “E pranoj këtë përgjegjës­i për të mirën e skuadrës, që është njëherësh e mira jonë e përbashkët. Unë e kam ndjekur gjithmonë me vëmendje ecurinë e ekipit dhe e vlerësoj punën e bërë deri tani, por unë kam filozofinë time. Pjesa juaj më e madhe më njeh dhe kjo gjë është pozitive. Ajo që duhet të synojmë të gjithë së bashku, me forcë dhe besim të plotë, është nxjerrja e Apolonisë nga kjo situatë”, ka deklaruar trajneri pa afat të caktuar, M.Kule, teksa më pas ka nisur seancën e parë stërvitore, bashkë me asistentët e tij, Orgest Çuko dhe Eduard Miço. Ndërkaq, bashkë me Mihon, kanë dhënë dorëheqje edhe asistentët e stafit të tij teknik: zëvendëstr­ajnerët Sokol Argjendari e Kosta Sera dhe përgatitës­i atletik, Llazar Gjika, janë larguar “en bloc”. Përpara prezantimi­t të Kules, ish-stafi me në krye Mihon janë përshëndet­ur me ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania