Panorama Sport (Albania)

Valverde i druhet Lionit: Ata surprizuan Sitin

“S’do të vetëkënaqe­mi, kemi 2 muaj kohë për të qenë gati”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Goglat nga shorti i djeshëm që u hodh në Nion të Zvicrës u treguan bujare me Barcelonën duke i rezervuar Olimpikun e Lionit, që në këtë tur të Ligës së Kampioneve vjen pasi u rendit i dyti në grupin që ndante me Mançester Sitin, Shaktjarin dhe Hofenhaimi­n. Në një deklaratë për mediat, trajneri Ernesto Valverde paralajmër­oi Barcelonën e tij kundër vetëkënaqë­sisë, duke pranuar njohjet e tij të pakta rreth rivalëve në turin e ardhshëm të Champions-it. Kryesuesit e La Ligas shmangën një takim të padëshirue­shëm me Liverpulin në shortin e së hënës, por gjithsesi fati u ka vendosur përballë një ekip në rritje që e mbylli pa humbje Grupin F. “E vërteta është se unë e kam ndjekur pak. Kam një ide të përgjithsh­me, ka disa lojtarë që i njohim, por duhet të përgatisim mirë takimin nëse nuk duam të hasim në të papritura”, tha Valverde.

RIVALËT - Lioni pa dyshim ka surprizuar Mançester Sitin në stadiumin “Etihad” në shtator duke e mundur e më pas duke barazuar në shtëpi kundër kampionëve në fuqi të Premier Ligës. Sipas Valverdes çdo ndeshje meriton respekt dhe vëmendje: “Lioni është një ekip që po sfidon hapur çdo skuadër që i del përballë. Rezultatet në Champions flasin qartë mbi vështirësi­në për të fituar ndaj tyre dhe këtu nuk po flas vetëm për ne, por për çdo ekip”, tha Valverde. Trajneri e udhëhoqi Barcelonën në mënyrë të qetë përmes një grupi që përmbante Totenhemin dhe Interin, por njohuritë e pakta ndaj kampionati­t francez nuk e lënë të qetë: “Lioni është një ekip shumë i rrezikshëm në hapësirë sepse dinë të kundërsulm­ojnë shumë mirë, shumë shpejt dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk mund të lejojmë që të jemi të vetëkënaqu­r. Kemi dy muaj për ta përsosur veten edhe më shumë, për të studiuar më shumë kundërshta­rët dhe për të arritur në formë të mirë në këtë përballje shumë të rëndësishm­e për sezonin tonë europian”.

ECURIA – Barça do të udhëtojë në Lion të Francës më 19 shkurt, përpara se të presin takimin e kthimit në Spanjë një muaj më pas. Ndeshja e dytë në shtëpi ësh- të një faktor favorizues, sidomos për të luajtur ndeshjen e kthimit me mbështetje­n e tifozërisë. Valverde sidoqoftë nuk pranon të bëjë llogari, teksa deklaratën e tij e mbylli duke saktësuar: “Duhen dy muaj kohë dhe gjithçka mund të ndodhë. Duhet të kemi kujdes në kampionat gjatë javëve që nuk do të luajmë në Champions. La Liga është një tjetër kompeticio­n që synojmë maksimumin, ndaj nuk mund të ulim ritmin, por duhet të punojmë për të qenë në formë sa më të mirë pikërisht në momentin vendimtar të sezonit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania