Gatuzo: Digjem për këtë Milan
“Nuk jam i zhgënjyer nga Ibrahimoviç, është Higuain ai që duhet të na udhëheqë”
Shenjë nga një plagë. Kështu e ka përkufi zuar Xhenaro Gatuzo disfatën e Athinës. Kjo shenjë mund të shërbejë për të ardhmen, për të mos harruar, por edhe për t’u rritur. Sot në 20:30, trajneri kuqezi do të përballet me atë të Bolonjës. Rivalë për 90 minuta e miq prej një jete, por Rino e nis konferencën me humbjen ndaj Olimpiakosit: “Një ndeshje e dhuruar nga ana jonë, sepse në disa episode u përgjumëm. E kotë të kapemi pas arbitrit, ndërkohë që mjaftonte përrëndim. Ajo humbje ishte një shembull se pa grintë dhe nerv, çdo takim mund të shndërrohet në problem. Ju pyesni si reaguan djemtë e unë po ju them se në futbollin modern është e vështirë të shohësh lojtarë që qajnë, por edhe një sinjal i bukur kur ndodh, ndaj e di se nuk gabohem kur ju them se kam një grup me vlera”. Nëse zërat e merkatos në hyrje entuziazmojnë ambientin, ato për lojtarët në ikje turbullojnë trajnerin: “Kam lojtarë që meritojnë respekt, por duke qenë se jemi pranë Vitit të Ri, lexoj që i kemi paketuar dhe se do t’i shesim. Unë nuk di gjë në lidhje me largimet, por di që duhet të rritemi”.
HIGUAIN DHE “LEADERSHIP”-i — Kuptimi i fjalisë së fundit lidhet me faktin se stoli i tij nuk është më aq solid pas eliminimit helen. “Të qenurit në diskutim është pjesë e punës sime dhe jo problem. Mediat le të shfryhen ndaj meje, fundja jam unë përgjegjësi kryesor, ndaj mos m’i prekni futbollistët. Jam gati të hidhem në zjarr për ta dhe këtu nuk ka asgjë për turp. E dimë se në Greqi nuk bëmë një paraqitje dinjitoze, por turp duhet t’u vijë atyre që vjedhin e jo kush punon”, sqaroi Gatuzo. Në syrin e ciklonit mediatik është edhe Gonzalo Higuain. Gatuzo pranon se ka biseduar me argjentinasin dhe shpjegon: “Kemi diskutuar me Gonzalon dhe është shumë i zhgënjyer. Na nevojitet udhëheqja e tij sepse parësor në këtë moment nuk janë golat. Duhet besueshmëri dhe forcë për të tërhequr shokët, për t’i stimuluar ata. Ndaj ‘Pipita’-s ka vlerësim të madh, por duhet të bëjë diçka më shumë, si ai, ashtu edhe të tjerët. Tërbimi duhet t’u lexohet nga sytë”.
SFIDA ME INZAGIN — Argumentet e konferencës së teknikut të “Djallit” prekin shumë tema. E pamundur të bësh sikur ndeshja e sotme ka pak vlerë, sidomos edhe sepse në pankinën e Bolonjës është Inzagi, që rrezikon shkarkimin në rast disfate. Gatuzo ruan ekuilibrin teksa shprehet: “Kështu e ka puna jonë, rrezikon vendin nëse nuk arrin re-
zultate. Me Pipon kam kaluar momente fantastike. Në sfidën e nesërme (sotme) ka shumë gjëra në valle, por që nuk e prekin respektin dhe miqësinë tonë”. Një koment edhe për prurjet nga merkato, e cila do të preket nga kufizimet e përcaktuara në sanksionet e UEFA-s. “Me Ibrën nuk kam folur, por e dija që do të ishte e vështirë, pavarësisht se ishte diçka e mundur. Nuk jam i zhgënjyer dhe do të përqendrohem te grupi që kam në dispozicion. Drejtuesit e dinë cilët mund të jenë profilet funksionale për projektin tonë dhe rrjedhimisht zonën ku duhet vepruar”.