Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

- Bolonja ka arritur të koleksiono­jë vetëm një sukses në 17 përballjet e fundit me Milanin. Për kuqezinjtë, 12 fitore dhe 4 barazime.

- Kuqeblutë nuk fitojnë në shtëpi ndaj “Djallit” që në sezonin 2002. Në sezonet pasardhëse të Serisë A, Milani ka fituar nëntë dhe barazuar tri herë në “Dall’Ara”, madje në shtatë prej këtyre ndeshjeve kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol.

- Katër takimet e fundit mes këtyre ekipeve janë fituar të gjitha nga Milani.

- Mes ekipeve të përballura të paktën dhjetë herë, Milani është ndër ato të cilave Matia Destro i ka shënuar më pak. Sulmuesi bolonjez i ka ndëshkuar vetëm një herë kuqezinjtë.

- Milani është skuadra që i ka shënuar më shumë Bolonjës në Serinë A. 219 gola ne 140 përballje me kuqezinjtë që realizojnë nga 1.6 gola sa herë sfidojnë kuqeblutë.

- Në kampionati­n aktual, Milani, është skuadra që bën më shumë pasime në gjysmëfush­ën e saj, me një mesatare prej 260 pasimesh për ndeshje, fiks 100 më shumë se Bolonja që realizon 160 çdo 90 minuta.

- Milani është e vetmja skuadër në këtë edicion të Serisë A që nuk ka shënuar ende nga zhvillimet e një goditjeje këndi, edhe pse ka goditur 96 të tilla. Vetëm katër ekipe kanë ekzekutuar më shumë goditje këndi sesa “Djalli”. - Gonzalo Higuain ka shënuar në dy nga katër përballjet e luajtura në karrierë kundër Bolonjës, në shtëpinë e kësaj të fundit, megjithatë ekipet e tij nuk kanë fituar në asnjërin nga këto raste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania