Panorama Sport (Albania)

Llullaku “fluturon” sërish, Seferi e bën zjarr

Pas dopietës me Shpresat, sulmuesi nderon Uinterthur­in në Zvicër

- OLSI TUJANI

Formë e mirë për sul muesit shqiptarë. Teksa Shqipëria është në problem për gjetjen e golit në kombëtaret e të gjitha niveleve, legjionarë­t kuqezi vijojnë që të jenë në formë dhe udhëheqës të skuadrave të tyre me golat. Në Rumani dhe ligën e dytë helvete, Llullaku dhe Seferi kanë lënë gjurmë gjatë ndeshjeve të fundjavës. RUMANI

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionati­n rumun me skuadrën e Astrës. Në minutën e 60-të, Llullaku është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në transfertë­n e vështirë përballë Hermanstad. 15 minuta më vonë Astra dyfishoi shifrat me Erikon, duke siguruar kështu fitoren. Ky ishte goli i tretë për Llullakun në 12 javë kampionat. 30-vjeçari shpreson që me golat e tij të bindë trajnerin Panuçi që ta grumbulloj­ë në sfidat e radhës. Nuk mungon festa me shqiponjë e sulmuesit pas golit të shënuar. Një “ritual” që e bën gjithmonë, pas çdo goli që realizon.

ZVICËR

Dy gola me Kombëtaren U21 për të mbyllur periudhën e paraqitjev­e me Shpresat janë vijuar nga forma e mirë edhe në skuadrën e tij. Taulant Seferi ka arritur që të shënojë në fitoren e ngushtë të Uinterthur, 2-1 përballë Vaduzit. 5 gola në 5 ndeshjet e fundit për mesfushori­n 21-vjeçar, i cili është shndërruar në një protagonis­t absolut te klubi i tij Uinterthur në Ligën e Dytë zvicerane. Në minutën e 34-t në ndeshjen ndaj Vaduzit, e vlefshme për javën e 11-të të kampionati­t, sulmuesi ia doli që të shënojë një gol me shumë

vlera. Më tej, Seferi u zëvendësua nga trajneri në minutën e 65-të. Falë formës së shkëlqyer që po kalon, mesfushori shpreson të tërheqë vëmendjen e Panuçit për një ftesë në ekipin Kombëtar. Në këtë takim, një zjarr i rënë në një nga tribunat e takimit, ka vënë në dyshim ndeshjen, por pas shuarjes së flakëve, gjithçka ka vijuar në normalitet. ITALI

Mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoji, ka qenë protagonis­t në barazimin e Breshias në transfertë ndaj Çitadelës. 21-vjeçari ka dhënë asistin e golit të dytë të shënuar nga Morosini në minutën e 69-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të vendësve, ndërsa në të dytën Breshia arriti të barazonte shifrat. Paraqitje dinjitoze edhe për mbrojtësin e ri të Kombëtares, Kastriot Dermaku. 26-vjeçari është shndërruar në një titullar absolut te Kozenca, duke u kthyer në një lider të mbrojtjes. Shqiptari u aktivizua 90 minuta në fitoren ndaj Foxhias me rezultatin 2-0, teksa në minutën e 39-të u ndëshkua me karton të verdhë. Në Serinë B italiane, Ledian Memushaj nuk u ndahet asisteve dhe i radhës prej tij është dhënë në ndeshjen midis Specias dhe Peskarës, e cila ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Pilon ka kaluar që në pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, ndërsa në të 37-ën Galabinov shkurton për Specian. Më pas, në pjesën e dytë Monakelo shënon dhe të tretin për Peskarën dhe vulos rezultatin e takimit. Memushaj vazhdon të shkëlqejë dhe me asistin në golin e parë shkon në numrin katër të asisteve në 5 ndeshjet e fundit. Kjo e bën lojtarin një lider të vërtetë në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania