Panorama Sport (Albania)

Cungu motivon ekipin: Po luajtëm kështu, askush nuk e ndal Kukësin

Klube të Superiores vihen pas gjeorgjian­it Dzaria

- S.Sulozeqi

Kukësi ka nisur dje punën për ndeshjen e fundit të 2018-ës, me një seancë stërvitore. Verilindor­ët vijnë pas rezultatev­e të mira, ku në 4 ndeshje kanë arritur të marrin 10 pikë. Barazimi i fundit ndaj Partizanit konsideroh­et si rezultat jo i keq, paçka se skuadra luajti mirë dhe kërkoi fitoren. Para seancës së djeshme, e para për këtë javë, trajneri Armando Cungu për disa minuta u mbajti një fjalim motivues futbollist­ëve, ku iu shprehu mirënjohje për karakterin e tyre dhe për lojën që zhvilluan. Trajneri theksoi se beson tek ekipi dhe nëse ata do vazhdojnë kështu, asnjë nuk i ndal. "Dua ta them para jush se jam i kënaqur nga ndeshja me Partizanin. Natyrisht, që kishim mundësi të merrnim më shumë, mund ta kishim fituar ndeshjen, por nga disa episode dhe nga merita e kundërshta­rit, si dhe fati, nuk i morëm dot tri pikët. Nuk mund ta mohoj se më pëlqyet, keni treguar karakter duke ndalur kundërshta­rin, e kapur në befasi në disa raste. Portieri i tyre u tregua i zoti dhe fati nuk na deshi, por unë jam i bindur se nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, jemi në rrugë të mbarë. Tani të përqendroh­emi për ndeshjen me Kastriotin. Duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi e pamë dhe ndeshjen e shkuar se ndaj tyre është e vështirë. Duhet të përgatitem­i mirë dhe ta fitojmë ndeshjen e fundit. Askush dhe asgjë nuk na ndal nëse luajmë si këto javët e fundit. Këtë javë duhet të punojmë dhe për të eliminuar disa gabime të vogla, që u panë gjatë ndeshjes së fundit", u ka thënë ndër të tjera trajneri Cungu lojtarëve të Kukësit para seancës së djeshme.

Një ditë pas sfidës me Partizanin, mesfushori Irakli Dzaria udhëtoi drejt Gjeorgjisë, kur menjëherë nisën dyshimet për një largim të

mundshëm të 30-vjeçarit nga Kukësi. Por, zyrtarët e klubit theksuan për gazetën se lojtari ka pasur probleme familjare ndaj është larguar me urgjencë, e do t'i bashkohet ekipit në fazën përgatitor­e në Turqi. Nisur nga lajmi i bërë publik nga "Panorama Sport", shumë klube janë interesuar për këtë çështje dhe janë të gatshëm ta afrojnë Dzarian, nëse largohet

nga Kukësi. Gazeta mëson ekskluzivi­sht nga burime pranë gjeorgjian­it se Flamurtari, Laçi e Kamza kanë kontaktuar direkt lojtarin dhe përfaqësue­sin e tij për të mësuar situatën. Nëse Dzaria del lojtari i lirë, që ka shumë pak gjasa, pasi ka kontratë deri në fund të sezonit me Kukësin, disa klube janë të gatshme të përfitojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania