Panorama Sport (Albania)

Bylykbashi: Partizani, kampion me tri afrime

Të besojnë te Hebaj, Demi do t'i plotësojë çdo kërkesë &egës

- ILIR CARA

Dorian Bylykbashi nuk sheh penge sa për një Partizan drejt titullit kampion. Ish-kapiteni i të kuqve, në një intervistë për "Panorama Sport", analizon ecurinë e deritanish­me, si dhe jep sugjerimet e tij për mënyrën sesi duhet të menaxhojë skuadra e Gegës vazhdimësi­në në kampionat. Ai thekson se duhen 2-3 lojtarë që bëjnë diferencën, në të kundërt t'i jepet besim grupit aktual dhe për më tepër sulmuesit Hebaj.

Partizani u shpall kampion dimri pa u mbyllur ende faza e dytë. Është një ogur i mirë për objektivin madhor?

Shpresoj të jetë një ogur i mirë për të shkuar te titulli kampion. Por, dihet që muaji maj është më i rëndësishm­i. Ka pak rëndësi nëse e mbyll i pari në mes të garës. Mendoj se skuadra i ka bërë hyzmetin punës në këto dy faza dhe e meriton plotësisht vendin që ka.

Ju ka bindur deri më tani ky Partizan?

Është një grup lojtarësh me një moshë relativish­t të re dhe me disa të tjerë me eksperienc­ë si Alban Hoxha, Trashi apo i përjetshmi Labi (i referohet Ibrahimit). Lojtarët e rinj që janë aktivizuar deri më tani mendojnë se kanë dhënë më shumë se 120E. Janë ambientuar mirë me njëri-tjetrin dhe trajneri po u merr maksimumin atyre.

Ka njëfarë skepticizm­i për faktin se Partizanit i mungojnë lojtarët me eksperienc­ë dhe ata që kanë fituar tituj. Pra, sa mund ta mbajnë presionin të rinjtë në ndeshjet delikate?

Ka njëfarë të vërtete, sepse eksperienc­a duhet patjetër në skuadër, por derisa ia kanë dalë deri më tani, pse mos ta çojnë deri në fund. Duhet të besohet te ky grup dhe ndoshta me ndonjë afrim në janar që vërtet ia vlen, atëherë rriten edhe më tepër shanset për titull. Skuadra është shumë e mirë dhe për mendimin tim ndoshta duhet ndonjë mbrojtës dhe mesfushor, pasi në sulm edhe Hebaj është paraqitur mirë. Sulmuesi është pikë kyçe në skuadër, por pse të mos besojnë edhe te Hebaj. Nëse klubi nuk gjen një sulmues super, domethënë që vërtet bën diferencën, unë gjykoj se duhet të vazhdojë të besojë te Hebaj.

Është lakuar shumë afri- mi i Shkurtajt, si mendoni?

Kjo është pjesë e trajnerit Gega, i cili e vlerëson më mirë se ne situatën. Ne thjesht japim mendime me atë që shikojmë nga jashtë, por besoj se presidenti Demi do t'i plotësojë çdo dëshirë trajnerit. Gega ka punuar goxha mirë gjatë dy fazave, kështu që nuk ka arsye pse mos t'ia plotësoj kërkesat presidenti.

Çfarë i duhet më shumë Partizanit për të ruajtur pozicionin në dy fazat e mbetura?

Siç e thashë edhe më lart, duhet të marrë 2 deri në 3

lojtarë maksimumi për të qenë i sigurt drejt titullit. E theksoj, duhen futbollist­ë që të bëjnë diferencën, jo sa për të mbushur radhët. Ky grup duhet ruajtur dhe me një shtytje të vogël, do të dalin kampion.

Cili mendoni se është rivali më i rrezikshëm për Partizanin në këtë kampionat?

Për momentin e dyta është Teuta, një ekip shumë i mirë dhe me lojtarë me eksperienc­ë si Hidi, Osmani, Bicaj etj. Ata po bëjnë mirë deri më tani, por Kukësi dhe Skënderbeu janë gjithmonë aty. Ndoshta korçarët do vuajnë dënimin e UEFA-s, por Partizani duhet të ketë kujdes çdo skuadër, nuk janë vetëm Kukësi dhe Skënderbeu. Të kuqtë duhet t'i vlerësojnë drejt edhe ndeshjet ndaj ekipeve si Kamza, Luftëtari, por edhe Kastrioti. Çdo ndeshje tri pikë vlen, kështu që kujdesi duhet të jetë i madh. Për kampionë shoh vetëm katër ekipet e para në renditje, sepse realisht Flamurtari më ka habitur me paraqitjet e deritanish­me.

Përse ju ka habitur Flamurtari?

Një ekip me shumë luhatje, kam pritur shumë më tepër duke parë grupin e lojtarëve që ka.

Për çfarë dallon më shumë ky Partizan nga ai i viteve të kaluara, që gjithashtu ka luftuar për titullar?

Në sezonet e kaluara, Partizani ka pasur lojtarë edhe më cilësorë, por që nuk arritën

të fitonin titullin. Ky është ndryshimi nga ekipi aktual, që deri më tani është i suksesshëm. Shpresoj që ky të jetë viti i titullit, në radhë të parë për tifozët e kuq, që e meritojnë, sepse kanë 25 vite që presin. Unë mendoj se do t'ia dalin, edhe pse me lojtarë të rinj, por që po japin shpirtin në fushë për Partizanin.

Mos ndoshta këtë sezon është ulur ndjeshëm niveli dhe Partizani mund ta ketë disi më të lehtë në krahasim me rivalët?

Shikoni, me përjashtim të Skënderbeu­t që është dobësuar shumë, skuadrat e tjera më duken njësoj. Kukësi është i njëjti, vetëm Teuta ka ndryshuar për mirë.

Sa do të ndikojnë aleancat apo faktorë të tjerë në rrugëtimin drejt titullit?

Nuk mendoj se do të ndikojnë. Nëse fillojnë që tani këto manovra, e sigurt është që ata që do t'i bëjnë, vetes do i prishin punë. Pastaj, aleat Partizani më ka mua, që jam tifoz i tyre (qesh). Deri më tani Partizani është në krye me meritë, kështu që të vazhdojë rrugën që ka nisur pa parë fare se çfarë bëjnë rivalët.

Zona e rënies nga kategoria, çfarë ju bën përshtypje më tepër dhe a mendoni se edhe Tirana rrezikon shumë me këto rezultate?

Janë katër ekipe të distancuar­a dhe më vjen keq për Tiranën që e shoh në këto nivele. Është vërtet turp, por ky është realiteti, sepse mungojnë shumë ekipe të tjera me emër.

 ??  ?? Dorian Bylykbashi kur luante me Partizanin 4 vite më parë
Dorian Bylykbashi kur luante me Partizanin 4 vite më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania