Panorama Sport (Albania)

24 lojtarë “braktisën” Shqipërinë për... Kosovën

IPKO Superliga e zaptuar nga "yje", migruan edhe 7 trajnerë

- Trajnerët - ADELA MERKO

Dikur ishin lojtarët nga Kosova që lakmonin Shqipërinë, por tashmë situata ka ndryshuar kah. Të kushtëzuar për të luajtur në një kampionat të papranuar nga FIFA e UEFA, talentet kosovare i kishin gjithnjë "sytë" nga Shqipëria. Por, pas lajmit të madh të marrë nga instancat ndërkombët­are, tashmë edhe lojtarët e Shqipërisë kanë filluar që ta shohin si opsion të mirë Kosovën. Me infrastruk­turën që ka filluar të përmirësoh­et, klubet kanë hedhur një hap të madh drejt profesiona­lizmit. Janë rritur në cilësi dhe detyrimish­t kanë menduar që edhe me merkaton të jenë jo vetëm të kujdesshëm, por të shpenzojnë disa parà më shumë. Për të kuptuar këtë, mjafton të shohësh numrin e lojtarëve të federuar në IPKO Superliga për sezonin 20182019. Pas një hulumtimi të bërë enkas nga "Panorama

Sport", rezulton se nuk janë pak, por 24 futbollist­ë që kanë vendosur të vazhdojnë karrierën në kampionati­n kosovar për këtë edicion. Dhe nuk bëhet fjalë për emra dosido, por për lojtarë që i kanë dhënë tonusin Kategorisë Superiore ndër vite. Dhe Kosova duhet thënë që për disa shihet si shans për t'u ringjallur, por për të tjerë edhe për të stabilizua­r situatën financiare. Nga 12 skuadra që garojnë në këtë kampionat, vetëm 3 nuk kanë asnjë shqiptar në organikë. Flamurtari i Prishtinës, Ballkani i Suharekës dhe KEK-u janë skuadrat e vetme që nuk kanë bërë merkato në Shqipëri. Gjilani me Trepçën janë ekipet që kanë më shumë shqiptarë, nga 5 secila, por as Drita nuk mbetet pas, pasi ka afruar 4. Ekipet kryesuese, të cilat po garojnë për titullin kanë vetëm nga një. Mario Morina mbron ngjyrat e Prishtinës, ndërsa Artur Magani të Feronikeli­t.

Në dy sezonet e fundit edhe trajnerët shqiptarë kanë vendosur që të ndërrojnë ambient. Tashmë, për ta nuk është vetëm Shqipëria opsion që të praktikojn­ë zanatin. Kos- ova është kthyer në një alternativ­ë dhe jo vetëm për ata që duan të hedhin hapat e parë në fushën e trajningut, por edhe prej të afirmuarve që trofetë e fituara i kanë të shumtë mbi shpinë. Shembulli konkret është Mirel Josa. Drejton Prishtinën që prej nisjes së këtij sezoni dhe, pasi është mbyllur pjesa e parë e kampionati­t, lufton për titullin. Trajneri që dy sezone më parë nuk e shmangu dot rënien e Tiranës nga kategoria, tashmë po bëhet gati që të rikthehet te trofetë dhe me një tjetër ekip bardheblu. Me objektiva të mëdha e nisi edhe Drita e Shpëtim Duros. Megjithatë, në javët e fundit gjilanasit kanë humbur disi terren dhe vitin 2018 e kanë mbyllur të 6-ët dhe me një shkëputje prej 17 pikësh. Sakaq, edhe në Ligën e Dytë kosovare është Samuel Nikaj në "timonin" e Vushtrrisë. Sezonin e nisën në stol edhe Sulejman Starova me Feronikeli­n dhe Gugash Magani me Trepçën, por që të dy u shkarkuan. Nëse kthehemi jo më larg se një vit përpara, edhe Bledi Shkëmbi me Bledar Devollin. I pari drejtoi Lirinë e Prizrenit, ndërsa i dyti ngjiti KEK-un në IPKO Superliga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania