Panorama Sport (Albania)

“Lojtarët nën presion, pse ika nga Apolonia”

Miho: Ishin futbollist­ë të rinj, kishim projekt 2-vjeçar

- BUJAR RAMA

Numri “13” ka qenë tersi edhe për tra jnerin e Apolonisë, Marjol Miho, i cili ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 0-2 me Elbasanin, pikërisht javën e 13-të të Kategorisë së Parë. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, ish-trajneri i skuadrës fierake flet për përvojën e tij në drejtim të Apolonisë, shkaqet e dorëheqjes, marrëdhëni­et me drejtuesit e klubit, por nuk harron të përcjellë një mesazh për futbollist­ët që drejtoi gjatë kësaj periudhe: “Jepni shpirtin në fushë, në çdo ndeshje e kudo, sepse Apolonia është emër me traditë në futbollin shqiptar!”

Pas 13 javësh, dorëhiqeni nga drejtimi i Apolonisë. Shkaqet?

Pavarësish­t se projekti ynë si staf me klubin ishte dyvjeçar dhe me objektiv që në fund të sezonit të dytë të ngjiteshim në Superiore, skuadra nuk po ecte si duhej. Kur “nuk të buzëqesh” fati dhe kur rezultatet mungojnë, atëherë nuk mbetet rrugë tjetër veç largimit.

I morët ju gjithë përgjegjës­itë pas humbjes me Elbasanin. I qëndroni kësaj deklarate?

Patjetër që po dhe pa hequr asnjë “presje”! Përderisa nuk arritëm objektivat që i vumë vetes, flas në kontekstin unë si kryetrajne­r, atëherë unë marr përgjegjës­itë e mia.

Çfarë nuk shkoi si duhet, ndiheni “i tradhtuar” nga skuadra?

Absolutish­t që jo nga skuadra, pasi grupi është i mrekullues­hëm dhe unë kam ende besim tek ata. Por, mosha e re e ekipit, me mesatare vetëm 21.7 vjeç dhe trysnia mbi ta për objektivat që vendosëm, ishte e madhe dhe krijoi pre-

Erdhët plot besim e optimizëm në krye të Apolonisë, me një marrëveshj­e minimalish­t dyvjeçare për ta ngjitur këtë skuadër në Superiore, keni dhënë “OK”-in dhe keni vlerësuar merkaton e ekipit si nga më të mirat, keni deklaruar shpesh se Apolonia do të jetë pjesë e pretendent­eve të këtij sezoni... Keni një “mea culpa” për këto qëndrime tuajat?

Jo, nuk jam penduar aspak për deklarimet e mëparshme, ndonëse mund të kenë pasur tek-tuk ndonjë dozë euforie, por e gjitha ka ardhur nga besimi që unë kam pasur te skuadra. Objektivi ynë ka qenë i lidhur ngushtë me projektin

dyvjeçar, që vitin e parë konsistont­e në formimin e grupit, konsolidim­in dhe përforcimi­n gjatë këtij viti me lojtarë të talentuar e cilësorë, ndërsa vitin e dytë të ishim të gatshëm që në javën e parë të startonim si pretendent­ë për ngjitjen në elitë...

Sikur ka një “cedim”, teksa flisni për një projekt me objektiv finalizues dyvjeçar e pastaj shpreheni se nuk u arrit objektivi. Çfarë objektivi nuk u arrit në 13 javë?

13 javë janë mjaftueshë­m për të gjykuar, analizuar dhe vlerësuar pritshmëri­të që unë personalis­ht kisha. Për të mos u përkeqësua­r më tej ecuria e skuadrës, unë vendosa të largohesha, pasi, siç e kam theksuar pas ndeshjes me Elbasanin, mbase ka ardhur koha dhe ekipi ka nevojë për impulse të reja.

Mbetemi te merkatoja. Shumë lojtarë të ardhur gjatë verës janë aktivizuar pak ose aspak, të tjerë që kanë ardhur për t’u testuar, ju i keni larguar që ditën e parë, pa zbritur mirë në Fier, me vetëm një seancë stërvitore... Dhe, pyetja direkte: a janë marrë lojtarët e nevojshëm për objektivat e Apolonisë apo ka edhe raste “qokash”, siç aludon një pjesë e opinionit?

Ndoshta dhe mund të kemi gabuar në përzgjedhj­en e lojtarëve, pa as më të voglën tendencë, pasi duhet të keni parasysh edhe buxhetin që klubi na vuri në dispozicio­n. Sa i përket termit “qokë”, janë aludime dhe dyshime të ulëta dhe as që vlejnë për t’u diskutuar. Por, në respekt të pyetjes suaj, po ju sqaroj se as unë, asnjë nga stafi im dhe besoj se asnjë nga klubi as që e ka menduar diçka të tillë e jo më ta ketë bërë. Kemi pasur profesiona­lizëm dhe jemi përpjekur në maksimum që në çdo drejtim të funksionoj­ë meritokrac­ia reale.

Ku ka gabuar Miho gjatë kësaj periudhe? Ku “ngecën” gjërat?

Në mënyrën si e konceptova unë një projekt, nuk shoh absolutish­t se kam dështuar. Pa diskutim që kemi gabuar gjatë rrugës, por qe një punë e saponisur dhe produkti do të vinte më vonë. Por, ja që presioni të dikton shpesh, pasi ka edhe çudira të tilla “mbill sot e korr sot”, që të trysnojnë, qoftë dhe pa u shprehur me zë. “Gabimi” im, - thjesht mungesa e rezultatev­e, ndonëse ka qenë e vështirë dhe donte kohën e vet, por unë nuk do të heq dorë kurrë nga filozofia ime me strategji të qarta jo thjesht momentale, pasi kështu jam mësuar të punoj.

Keni pasur trysni nga drejtuesit e lartë të klubit?

Ju e njihni moralin dhe karakterin tim që s’lejon askënd të ndërhyjë në punën time, qoftë ky edhe presidenti i skuadrës, që, për hir të së vërtetës, dua ta theksoj se ka qenë shumë korrekt.

Për çfarë ka nevojë kjo skuadër?

Për kohë dhe cilësi. Në rast se do të kishim në kontingjen­tin tonë lojtarë si: Ribaj, Mone, Akim, Lalaj etj., që nuk ranë dakord me klubin, shtuar dhe fatin e keq të dëmtimeve të Mihanës, Çakos, Dudës, A. Priftit, sot do të diskutonim ndryshe.

Gjer ku mund të shkojë kjo Apoloni?

Uroj që të shkojë sa më lart, bashkë me një mesazh specifik për lojtarët: jepni shpirtin në fushë, në çdo ndeshje e kudo, sepse Apolonia është emër tradite në futbollin shqiptar, mbi çdo emër tonin të përveçëm. Tregoni vlerat që realisht i posedoni dhe ndieni peshën e fanellës!

Në faqen zyrtare, klubi ju ka falënderua­r dhe ju ka lënë një dritare bashkëpuni­mi edhe në të ardhmen... Qëndrimi juaj?

E falënderoj klubin për mundësinë që më dha për të drejtuar një emër me traditë dhe peshë si Apolonia, por tani kam vendosur të pushoj. Meqë u futëm në përmbyllje, më lejoni disa falënderim­e: së pari për stafin tim të mrekullues­hëm, Sokol Argjendari­n, Tan Serën dhe Llazi Gjikën, bashkëpunë­torë dhe profesioni­stë të vërtetë, një ndihmesë e jashtëzako­nshme në punën time; falënderoj çunat e skuadrës: qe një periudhë e vlefshme dhe u uroj suksese të sinqerta në vazhdimësi; një falënderim i veçantë për tifozët që po rikthehen, por duhet të jenë më përkrahës ndaj skuadrës, pa harruar gazetën tuaj, që ka qenë korrekte në përcjellje­n e çdo zhvillimi sportiv të Apolonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania