Panorama Sport (Albania)

Auzilio i përvishet Vandës: Mjaft me rrjete sociale

"Kapiteni e ka marrë ofertën, por nuk e ka pranuar akoma"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Vijojnë polemikat tek Interi. Pas "debatit" në distancë mes Bepe Marotës dhe Pavel Nedvedit, ka qenë deklarata e fortë e gruas së Mauro Ikardit, e cila duke folur për një transferim të mundshëm të kapitenit zikaltër te Juventusi tha: "Verën e kaluar, Interi donte ta shiste te Juvja, por ishte Mauro ai që nuk pranoi, duke refuzuar edhe më shumë para. Këtë vit, klubi më kontaktoi në mes të Champions-it për të biseduar mbi rinovimin, por vendosa të pres. Nuk e kuptoj përse duhet të bëj gjithmonë unë një figurë m...? Përse nuk i thonë asgjë Suningut?". - Thumbimet e zonjës Nara, pas ciklonit mediatik të prodhuar, kanë ngjallur edhe reagimin e drejtuesit zikaltër, Piero Auzilio. Pas ceremonisë dhe çmimit si "Manaxheri më i mirë sportiv 2018", ai komentoi edhe fjalët e Vanda Narës. "Nga ana e jonë si drejtues ka koherencë me gjithçka është folur në muajt e fundit. Mjafton të ridëgjoni deklaratat e mia dhe të drejtuesve të tjerë. Jemi shumë të kënaqur me Ikardin si futbollist, për ato që po bën në fushë, për mënyrën sesi e bën kapitenin dhe sepse është një djalë që di të marrë përgjegjës­i. Mauro nuk ka frikë nga asgjë, mjafton të shihni se si i godet penalltitë. Interi ka një seli dhe unë jam në dispozicio­n të të gjithë menaxherëv­e të lojtarëve zikaltër, përfshi edhe atë të Ikardit, e cila e di shumë mirë ku të më gjejë si personalis­ht, ashtu edhe nëpërmjet telefonit. Çdo gjë tjetër, qoftë në rrjete sociale, apo 'filma' nuk më intereson", tha Auzilio.

- Drejtuesi ka vijuar më pas të sqarojë situatën e bisedimeve me Mauro Ikardin, duke nënvizuar edhe aspekte të ndryshme të bisedimeve për firmën e kapitenit: Propoz-

PËRGJIGJJA E AUZILIOS KONTRATA

imin e Interit, Ikardi e mori dy vjet më parë dhe e nënshkroi. Propozimin e ri e ka marrë dy muaj më parë, por nuk e ka pranuar ende, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të vijojnë bisedimet, përkundraz­i, nga ana jonë ekziston i gjithë vullneti i mundshëm për të rinovuar dhe përshtatur kontratën e Ikardit, por bisedimet unë i bëj në seli dhe jo nëpër emisione e rrjete sociale. Të gjithë drejtuesit jemi në dispozicio­n.

Tani është edhe Marota që gjithë kohës është në zyrë. Nëse Marota do të kishte qenë me mua edhe më herët, tani do ishim duke qeshur, por duke qenë se isha vetëm, do të qesh i vetëm. Disa gjëra, sidomos përpara Krishtlind­jeve, nuk është mirë t'i përkufizos­h, megjithatë ju garantoj se Ikardi nuk do të shkojë te Juvja. Këtë e them pa asnjë problem, sepse ju kanë dërguar në rrugë të gabuar me deklarata folklorist­ike".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania