Panorama Sport (Albania)

Tirana me aksionerë të rinj, rinj, Halili Halili zbardh zbardh planin planin

Ish-drejtori Gerti Dajçi ankohet për klubin: Kam 9 rroga pa marrë

-

Tirana do të ketë ak sionerë të rinj. Këtë e pohon Refik Halili, presidenti i bardheluve, i cili gjithsesi është i bindur se klubi do të ringrihet shumë shpejt. Në deklaratën për "SuperSport", kreu i klubit kryeqyteta­s nuk përmendi emrin e ortakut të ardhshëm dhe nuk saktësoi nëse do të shesë ai aksione apo nëse bashkëpron­ari i ardhshëm do të blejë aksione nga bashkia. Aktualisht, Halili zotëron 66% për qind të aksioneve, ndërsa Bashkia e Tiranës ka 34 për qind.

DEKLARATA - "Viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë për Tiranën. E sigurt është që do të ketë aksionerë të rinj në klub. Bëhet fjalë për donatorë, të cilët janë ndër biznesmenë­t më të fuqishëm në Shqipëri", deklaroi fillimisht Halili në "SupeSsport". I pyetur nëse bëhet fjalë për të shitur aksionet e veta apo do të jetë bashkia që do të hedhë në treg aksionet, Halili sqaroi: "Jemi në bisedime, nuk mund të zbuloj më tepër. E sigurt është që do të ketë ndryshime për mirë. Këtë projekt do ta vëmë në zbatim vitin që vjen. U uroj tifozëve të Tiranës një vit të mbarë dhe gëzuar", u shpreh Halili.

TELEFONATA­T - Gjatë ditëve të fundit, presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka bërë disa lëvizje në aspektin financiar. Së pari, ai është munduar që të rregullojë të gjitha problemet pezull. "Panorama Sport" zbulon se presidenti Halili ka kontaktuar të gjithë futbollist­ët, duke filluar që nga lojtarët më të vjetër dhe më shumë të paguar e deri te të rinjtë, duke vlerësuar gjendjen financiare të tyre, ose më saktë sa para klubi u ka borxh. Duket se lëvizjet e fundit kanë qenë që klubi dhe presidenti Refik Halili të mbyllë çdo vrimë që ka me lojtarët apo kreditorë të tjerë të klubit.

Tirana ka shpenzuar deri tani 35.7 milionë lekë për një

35 MILIONË PËR 1 PIKË -

pikë! Po, është mëse e vërtetë. Edhe pse saktësisht do të duheshin gjithë shpenzimet e sakta të Tiranës, me idenë që zakonisht një ekip në Superiore si bardheblut­ë shpenzon rreth 1 miliard lekë për një sezon, i bie që një pikë e fituar nga bardheblut­ë kushton rreth 35 milionë lekë. Pikë vs Kosto - Tirana aktualisht ka grumbullua­r 14 pikë në 17 javë kampionat. Duke llogaritur një buxhet prej 1 miliard lekësh (të vjetër), ku fazat janë ndarë nga 500 milionë, i bie që bardheblut­ë të kenë shpenzuar diku më shumë se 35 milionë lekë për një pikë në Kategorinë Superiore. Shpenzimet për një pikë dukshëm janë shumë për atë që bardheblut­ë kanë marrë nga fusha e lojës këtë sezon. Vetëm lista e borderove të lojtarëve është rreth 700 milionë lekë në sezon, për të mos folur për shpenzimet e blerjes së futbollist­ëve si Kobina, të cilët edhe pse kanë pasur shansin të luajnë, nuk kanë treguar pothuajse asgjë. Është për t'u shënuar se vetëm Kobina është blerë 30 mijë euro, ndërsa rrogat e lojtarëve variojnë nga 1 milion deri në 6-7 mijë euro. Shkurt, duke parë shumën që është harxhuar dhe pikët që janë grumbullua­r, Tirana del e humbur, pasi është në vendin e tetë në renditje, por ka humbur shansin për të luajtur për titullin kampion dhe Europën. Një dështim sportiv dhe financiar, ndonëse klubi dhe presidenti Refik Halili janë munduar që t'ia plotësojnë dëshirat e skuadrës, por nuk kanë marrë atë që dëshironin, edhe pse janë afruar gjatë merkatos së verës nëntë lojtarë të rinj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania