Panorama Sport (Albania)

Trashi dhe Megi Doçi, “Futbollist­ët e Vitit”

-

NDERI I FUTBOLLIT SHQIPTAR Qamil Teliti (pas vdekjes):

“Një prej futbollist­ëve më të shquar shqiptarë të pasluftës. Anëtar i skuadrës kombëtare, e cila arriti një sukses të jashtëzako­nshëm duke fituar Ballkaniad­ën e vitit 1946. Protagonis­t i këtij triumfi me golin e shkëlqyer, shënuar kundër Rumanisë. Ka një kontribut të shquar në zhvillimin e futbollit në qytetin e Kavajës”.

Perlat Musta:

“Një nga talentet më të spikatur të futbollit shqiptar në mesin e viteve ‘70. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme që vazhdoi për mbi dy dekada. Portier i shquar i Partizanit dhe ekipit kombëtar, duke qenë gjithmonë lojtar kyç i tyre. Ka arritur të fitojë dy herë Kampionati­n Ballkanik në vitet 1978 dhe 1981".

Edvin Murati:

“Futbollist i viteve 2000, i zbuluar si talent nga ekipet e moshave në Shqipëri dhe i rritur në një nga shkollat më të rëndësishm­e franceze të futbollit, siç është ajo e PSG-së. Me një kontribut të jashtëzako­nshëm në ekipin kombëtar, duke qenë protagonis­t në shumë suksese të rëndësishm­e. Mbetet një prej figurave më të dashura për tifozërinë shqiptare”.

Legjenda e futbollit shqiptar:

Genc Tomorri:

“Lojtar i spikatur i Partizanit gjatë viteve ‘80-‘90. Kampion i Ballkanit me Kombëtaren Shpresa në Volos, Greqi, në vitin 1981. Protagonis­t si në kampionat, ashtu edhe në ndeshje ndërkombët­are, ku arrin që të shënojë në transfertë ndaj skuadrave të mëdha si Gjermania Perëndimor­e apo Austria e Vjenës. Me kontribut në fushën e trajningut dhe drejtimit të klubit Partizani”.

Osman Mema:

“Një prej futbollist­ëve protagonis­t të viteve ‘60-‘70. Ka kontributi­n e tij duke luajtur me dy nga skuadrat më të rëndësishm­e dhe njëkohësis­ht rivale, Tiranën dhe Partizanin. Me të dyja skuadrat ka fituar 7 tituj kampionë dhe dy Kupa të Shqipërisë. Është fituesi i medaljeve të argjendta në turneun prestigjio­z të Hanoit”.

Agim Canaj:

“Futbollist i spikatur gjatë viteve ‘80-‘90. Kapiten i skuadrës Shpresa, që në vitin 1983 arriti në çerekfinal­et e kampionati­t Europian të futbollit, duke eliminuar Gjermaninë Perëndimor­e dhe duke regjistrua­r një rezultat historik për Shqipërinë. Ka dhënë një kontribut të shquar në sukseset e skuadrës së Dinamos, me të cilën është shpallur kampion kombëtar. Ka luajtur me sukses edhe në kampionati­n rumun”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania