Panorama Sport (Albania)

Po sikur të na diktojnë te marifeti i penalltive...?

- Nga GËZIM SINEMATI

K jo javë që kaloi në Su periore nuk do të futet në thesin e harresës, sepse meriton një vend në muzeun e kampionati­t, madje në "avionin e sekreteve.

Edhe pse bursa...

Kjo javë që kaloi në Superiore nuk do të futet në thesin e harresës, sepse meriton një vend në muzeun e kampionati­t, madje në “avionin e sekreteve. Edhe pse bursa e lojës këmbehej me pak vlerë besimi, disa ngjarje që ndodhën në fusha të ndryshme e bënë kaq të veçantë, sa njëra prej tyre na pickoi kujtesën për një anekdotë të harruar. Vite më parë, në një ndeshje të fortë të kategorive inferiore, trajneri i ngarkon sulmuesit të tij një mision delikat: “Kam menduar gjithë natën për këtë moment. Ti do të luash sot sulmues i fshehur dhe askush nuk duhet ta marrë vesh!” Sulmuesi, i habitur, por edhe i frikësuar nga roli sekret, e pyet trajnerin: “Po sikur të na diktojnë?” Trajneri i fërkon kokën dhe e qetëson: “Mos u frikëso, po na diktuan, kam gati edhe një plan tjetër...”. Ju do të pyesni: po cila nga ngjarjet e kampionati­t lidhet me këtë anekdotë? Ajo që ndodhinë Korçë, në ndeshjen Skënderbeu Luftëtari, eci lau përmbys kokëposhtë edh epërme ritët ë arbitrit Llapra, sepse na u shfaq sikur ishte shpirti binjak i anekdotës me misionarët e fshehtë. Sikur arbitrit të ri në emër, me supe të brishta për një ndeshje të tillë, “trajneri” i arbitrave t’i kishte dhënë këtë porosi : “Jep dot penallti kundër Skënderbeu­t në pjesën e dytë? Prit, prit, mos tund kokën...se ke dhe një detyre tjetër. Po sikur, për dreq, të ketë edhe penallti për Skënderbeu­n, a bëhesh dot trim të mos e japësh ?” Ajo që ndodhi në fushë, vërtetoi edhe një herë se sistemi është “bamirës” me arbitrat e rinj, sidomos kur fjala e dhënë shoqërohet me vepra. Vepra të atilla që përmirësoj­në edhe humorin e shefave, siç ndodhi në ditën e krijimit të Ligës Profesioni­ste, kur presidenti i presidentë­ve, zoti Duka, lëshoi batutën qokë për Tavon e Luftëtarit “O Gole, ti fiton ndeshjen pa para, kurse Tirana hedh para dhe humbet!” Të gjithë presidentë­t qeshën kur e dëgjuan, ngaqë janë mësuar me batutat dhe mesazhet që lëshon “mbreti” krenari futbollit ... lakuriq!

“Ajo që ndodhi në Korçë, në ndeshjen Skënderbeu Luftëtari, eci lau përmbys kokëposhtë edhe për meritë të arbitrit debutues Llapra, sepse na u shfaq sikur ishte shpirti binjak i anekdotës me misionarin e fshehtë”

 ??  ??
 ?? SKËNDERBEU-LUFTËTARI 2-3 ?? Bluzinjtë duke festuar golin e Shkurtajt me penallti
SKËNDERBEU-LUFTËTARI 2-3 Bluzinjtë duke festuar golin e Shkurtajt me penallti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania