Panorama Sport (Albania)

Firmos Solskjaer, Murinjo: Do jetoj edhe pa Junajtid

"Baby Face" gradohet zyrtarisht si pasardhësi i Murinjos

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ole Gunar Solskjaer gjatë karrierës së tij si futbollist ishte i njohur për atë që në Angli e quajnë "supersub", ose pankinari i luksit. I bllokuar nga yjet e Mançester Junajtid të fundviteve '90, ai diti të lërë shenjën në ato pak hapësira që iu dhanë gjatë ndeshjes. Për këtë arsye, tifozët e "djajve të kuq" mund të rrinë të qetë: Ole ka pak përvojë si trajner, por ka shumë si zëvendësue­si që është i aftë të sistemojë gjërat brenda një kohe të shkurtër. DEBUTIMET

Karriera e Solskjaeri­t nisi me fanellën e Klauseneng­enit, skuadrës së qytetit të tij që militonte në kategoritë e ulëta të kampionati­t norvegjez. Pavarësish­t skenës pak të rëndësishm­e, cilësitë e tij i ranë në sy Moldes, me të cilët ai realizoi 20 gola në sezonin e parë, duke i ndihmuar të renditen të dytët në fund. Edhe sezoni i dytë ishte i suksesshëm, duke tërhequr vëmendjen e Sër Aleks Fergusonit. Mançester Junajtid e bleu për 1.5 milionë sterlina, mes zemërimit të tifozëve, që prisnin yllin e asaj kohe, Alan Shirer dhe jo një norvegjez panjohur. Por ata u dashuruan shpejt me djaloshin, i cili më vonë do të shndërrohe­j në "vrasësin me fytyrë fëmijërore". GOLA ME PESHË

Cilësia e tij për të hyrë gjatë lojës dhe gjetur golin në aq pak kohë ishte gati e pabesueshm­e. E konfirmon një statistikë e thjeshtë: 29 gola të shënuara si zëvendësue­s me fanellën e Junajtid. Askush nuk ka realizuar më shumë. Por ky nuk është rekordi i vetëm që mban firmën e tij: ka edhe një tjetër që vlen sa katër. Në zemrën e tifozëve të Mançester është edhe "pokeri" që ai i shënoi Notingem Forestit: 81 dhe është fitorja më e thellë e klubit në historinë e Premier Ligës. Për ta shënuar iu deshën vetëm 12 minutat e fundit të ndeshjes. Numërimi mbrapsht nuk e tremb aspak dhe këtë e dinë mirë tifozët e Bajernit, që u mbytën në lot 26 majin e 1999-ës. Ata ditë luhej një prej finaleve më të çmendura të historisë së Champions-it. Në minutën e 90-të gjermanët ishin ende në avantazh, të sigurt se trofeu ishte i tyre. Pastaj Sheringem shënoi golin e barazimit dhe

në shtesë, Solskjaer i hedhur në fushë në 81', realizoi golin që solli kupën në Mançester pas më shumë se 30 vitesh. E kush tjetër veç tij? Një futbollist i mësuar të kthejë rrotat e ndeshjeve, duke i studiuar

nga stoli, siç thoshte Ferguson. Tani, gjithnjë nga stoli, ka mundësinë për të devijuar rrotat e sezonit të Junajtid. Tifozët janë në anën e tij, sepse e dinë se janë në duar të sigurta.

 ??  ?? Solskjaer pas golit të barazimit në finalen e Champions-it kundër Bajernit 1999
Solskjaer pas golit të barazimit në finalen e Champions-it kundër Bajernit 1999
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania