Panorama Sport (Albania)

Trashi dhe Megi Doçi, “Futbollist­ët e Vitit”

“Arbitri i Vitit”, Enea Jorgji vlerësohet për... Europa Ligë

- OLSI TUJANI

Futbolli feston. Pas një viti me polemi ka, triumfe, trofe e shumë probleme, dje është bërë bashkë e gjithë bota e futbollit dhe sportit në përgjithës­i në vendin tonë. Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar mbrëmjen gala të fundvitit. Miq, të ftuar, figura të njohura të futbollit ndër vite janë bërë bashkë në ambientet e hotel “Tirana”. Nga futbollist­ët që kanë bërë histori në të shkuarën me klube të ndryshme apo edhe ekipet kombëtare, te protagonis­tët e vitit të fundit, festa e fundvitit kishte shumë nderime: NDERIMET

Futbolli është luajtur dhe drejtuar ndër vite dhe për këtë, në mbrëmjen e fundvitit nuk kanë munguar çmimet “Nderi i futbollit” për emra si Qamil Teliti (pas vdekjes), Perlat Musta dhe Edvin Murati. Më tej, kishte nderime si “Legjenda e futbollit shqiptar” për Genc Tomorri, Osman Mema dhe Agim Canaj. Në mbrëmje pati edhe pllakata: Ferit Borshi, Kastriot Hysi, Ardian Popa, Dashnor Bita dhe Vladimir Skuro. ÇMIMET E VITIT Nuk mund të mungonte në mbrëmjen gala, akordimi i çmimeve për protagonis­tët e vitit 2018. Për atë që ka treguar këtë vit, shpesh është diskutuar mungesa e tij në Kombëtare. Lorenc Trashi është shpallur “Futbollist­i i Vitit 2018”. Edhe pse nuk u shpall kampion, kontributi i tij me të kuqtë ka bërë që kapitenë dhe trajnerë të Superiores ta vlerësojnë. Mesa duket, Panuçi nuk do të ketë më nevojë të pyesë Bulkun për mbrojtësin e të kuqve... Arbitrim në Ligën e Kombeve, Supersfida në Superiore si dhe mbi të gjitha, aktivizimi historik për gjyqtarët shqiptarë, gjykimi në fazën e grupeve të Europa Ligës ishin arritja e Enea Jorgjit për këtë vit kalendarik. Gjyqtari me stemën e FIFAs i kolegjumit të Elbasanit është vlerësuar si Gjyqtari i vitit 2018. Për herë të parë është akorduar edhe një çmim për futbollin e femrave. Megi Doçi, futbollist­ja e Vllaznisë dhe Kombëtares së femrave është shpallur “Futbollist­ja e Vitit 2018”.

 ??  ?? Nga Tirana në Kombëtare, Ylli Mihali, Altin Haxhia dhe Arzen Voci stafi mjekësor i pandashëm
Nga Tirana në Kombëtare, Ylli Mihali, Altin Haxhia dhe Arzen Voci stafi mjekësor i pandashëm
 ??  ?? Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, dhe trajenri i Kombëtares U-19, Nevil Dede
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, dhe trajenri i Kombëtares U-19, Nevil Dede
 ??  ?? Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana dhe ish-mesfushori, Edvin Murati
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana dhe ish-mesfushori, Edvin Murati
 ??  ?? Moment nga mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit
Moment nga mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit
 ??  ?? Lorenc Trashi, futbollist­i i vitit 2018
Lorenc Trashi, futbollist­i i vitit 2018
 ??  ?? Megi Doçi, Futbollist­ja e Vitit 2018
Megi Doçi, Futbollist­ja e Vitit 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania