Panorama Sport (Albania)

Dështimi në verë, Luftëtari ndryshon strategji për janarin

Klubi pret shpërthimi­n e të rinjve Eraldo Hyseni dhe Aldrit Oshafi

- ERALDO HYSENI - Tomor Shehu

Trajneri Gentjan Mezani dhe drejtori sportiv i Luftëtarit, Gentian Nora, po ndjekin një tjetër strategji në prag të hapjes së merkatos së janarit. Në ndryshim nga merkotja e verës, ku gabimet kanë qenë të shumta nga ish-drejtuesit, duke afruar lojtarë, të cilët nuk përmbushën pritshmëri­të, tashmë klubi do të hedhë sytë nga të rinjtë, të cilët janë aktualisht pjesë e skuadrës, por që kanë marrë pak minuta në dy fazat e para. Dy elementë shumë premtues janë mesfushori Eraldo Hyseni dhe sulmuesi Aldrit Oshafi, të dy nga Berati. I pari është vetëm 19-vjeç dhe është aktivizuar në 7 ndeshje, teksa vetëm në fitoren 1-0 ndaj Kamzës në Gjirokastë­r e ka nisur si titullar. Ndërsa 18vjeçari Oshafi ka luajtur vetëm 5 minuta në takimin e parë të kampionati­t.

Mesfushori me tipare sulmuese shihet si zëvendësue­si ideal i Eduard

Rrocës, i cili nga janari do të jetë pjesë e Kukësit. "Kam vite që jam stërvitur te skuadra ime e origjinës, Tomori, dhe me aftësitë e mia mund t'ia dalë për të qenë pjesë e rëndësishm­e e Luftëtarit në vazhdimësi. Edhe pse nuk kam marrë shumë minuta, mendoj se në ndeshjen me Kamzën për kampionat dhe me Vorën për Kupë, kam dhënë maksimumin. Në verë pata shumë oferta nga klubet e tjera, por Luftëtari më bëri për vete. Dua të eci në gjurmët e Bregut dhe Abazaj. Me punë besoj se do ia dalë", deklaroi fantazisti Hyseni për "Panorama Sport".

ALDRIT OSHAFI -

Një tjetër talent beratas që pret më tepër minuta te Luftëtari është Oshafi, i grumbullua­r rregullish­t edhe me Kombëtaret e moshave. "U bëra pjesë e Luftëtarit me besimin dhe bindjen e plotë se kam për të dhënë shumë për këtë skuadër. Edhe

pse nuk kam marrë shumë minuta në këmbë në ndeshjet e kampionati­t, kur më është kërkuar kontributi si sulmues, veçanërish­t në ndeshjet e Kupës dhe me të rinjtë, besoj se kam justifikua­r fanellën e Luftëtarit. Dua të eci në gjurmët e Vasilit (i referohet Shkurtajt).

Nga ai kam mësuar shumë gjëra dhe mbetem i prirur për të justifikua­r denjësisht fanellën e Luftëtarit", theksoi 18-vjeçari, për të cilin ky është sezoni i parë në Kategorinë Superiore. Në dy vitet e kaluara ka qenë pjesë e Tomorit dhe Besës.

 ??  ?? Aldrit Oshafi
Aldrit Oshafi
 ??  ?? Eraldo Hyseni
Eraldo Hyseni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania