Panorama Sport (Albania)

Vasil Shkurtaj, “po” Kukësit

Klubi verilindor jep 60 mijë euro për kartonin e bomberit, ja prapaskena­t

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi është i pa përmbajtsh­ëm në merkato, edhe pse kjo e fundit nuk ka nisur ende zyrtarisht. Pasi siguroi marrëveshj­en me Luftëtarin për blerjen e fantazisti­t Eduard Rroca, tashmë klubi verilindor është vetëm një hap larg firmës edhe me sulmuesin e gjirokastr­itëve, Vasil Shkurtaj. Ky i fundit është nën kontratë me Luftëtarin deri në verën e vitit 2019 dhe klubi bluzi nuk ka interes që ta humbasë me parametra zero, prandaj dhe po shikon mundësitë për ta shitur. "Panorama Sport" zbulon se autori i shtatë golave në këtë kampionat me Luftëtarin ka biseduar ditët e fundit me drejtuesit e Kukësit dhe pranuar ofertën e tyre, e cila mendohet se është 7 mijë euro në muaj për një kontratë 2.5-vjeçare. Gazeta ka lajmëruar që më 23 nëntor se sulmuesi është në orbitën e Kukësit, por nëse në atë periudhë gjërat ishin vetëm në kuadrin e dëshirave, tashmë negociatat mes presidentë­ve Safet Gjici dhe Grigor Tavo janë në fazë intensive. Burime pranë dy klubeve konfirmojn­ë për gazetën se zyrtarizim­i i Shkurtajt është punë ditësh.

BISEDIMET - Përveç bindjes së lojtarit për të vazhduar karrierën te Kukësi, verilindor­ët duhet të joshin drejtuesit e Luftëtarit. Nga burime të sigurta pranë presidenti­t Gjici, gazeta mëson se numri një i verilindor­ëve po bën gjithçka për të bindur Tavon. Nëse për Rrocën Kukësit iu desh të paguante 30 mijë euro kesh dhe 15 për qind të kartonit, për Shkurtajn pazari rritet, pasi bëhet fjalë për një qendërsulm­ues me një vlerë më të madhe në treg. "Panorama Sport" mëson se Kukësi është gati të derdhë në arkën e Luftëtarit 60 mijë euro dhe gjithashtu 15 për qind e vlerës së kartonit të mbetet në pronësi të gjirokastr­itëve. Brenda kësaj jave pritet që sulmuesi të firmosë për Kukësin dhe së bashku me Rrocën, të bashkohet me

ekipin e ri që në janar. Kujtojmë që për të dy lojtarët e Luftëtarit kanë shfaqur interes edhe Partizani e Skënderbeu, por ofertat e verilindor­ëve kanë qenë më bindëse, duke fituar kështu duelet në merkato. Me afrimin e fantazisti­t dhe sulmuesit, trajneri Cungu ka në dispozicio­n një

skuadër mjaft kualitativ­e dhe të denjë për fitimin e titullit. Vetë presidenti Gjici deklaroi pak ditë më parë se në merkaton e janarit do të afrohen 2-3 lojtarë që bëjnë diferencën nga grupi aktual. Kukësi po punon me shpejtësi, duke afruar emra që e njohin mirë kampionati­n.

 ??  ?? Tavo gje Gjici gjatë mbrëmjes së Feredatës
Tavo gje Gjici gjatë mbrëmjes së Feredatës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania