Panorama Sport (Albania)

Safet Gjici, “çek” 150 mijë euro për merkaton e janarit

- S.Sulozeqi

Kukësi kërkon titullin kampion me çdo kusht këtë sezon, paçka se për momentin është -5 pikë nga Partizani kryesues dhe i treti në renditje. Gjithsesi, presidenti Safet Gjici ka hapur "thesin" për merkaton e janarit. "Panorama Sport" mëson se kreu i klubit ka vënë në dispozicio­n një shifër të lartë, që i kalon 150 mijë eurot për të shpenzuar për

2-3 afrime që do të bëjnë diferencën në vazhdimësi­në e sezonit. Goditja e parë ishte pikërisht blerja e Eduard

Rrocës dhe tashmë pritet edhe zyrtarizim­i i Vasil Shkurtajt.

Mbetet për t'u parë edhe se çfarë surprize tjetër kanë projektuar drejtuesit, pasi në këtë periudhë kanë qenë duke vëzhguar disa lojtarë në Mal të

Zi dhe Maqedoni. Madje, gazeta ka zbuluar pak ditë më parë se drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, ka qenë në Podgoricë për të biseduar me sulmuesin e

Buduçnosti­t, Igor Ivanoviç. Ky i fundit është një 28-vjeçar që ka spikatur në kampionati­n malazez si golashënue­s.

Mesfusha "top" - Me afrimin e Rrocës, mesfusha e nënkampion­ëve mbipopullo­het, pasi do të jenë plot pesë lojtarë për dy vende, pa përfshirë këtu Besar Musollin, i cili rikthehet nga dëmtimi pas dy muajsh. Dzaria, Shkodra, Shafik dhe Limaj janë aktualisht mesfushorë­t e qendrës së Kukësit. Për momentin, drejtuesit e klubit sigurojnë për gazetën se asnjë lojtar nuk do të largohet. Qëllimi është që të rritet konkurrenc­a dhe cilësia, por një arsye tjetër është që rolet të dublohen me lojtarë të nivelit të lartë. Në këtë mënyrë, i paraprihet edhe ndonjë surprize të pakëndshme si ajo e dëmtimit të rëndë të Musollit. Nga ana tjetër, është e qartë se Shkodra dhe Shafik janë gjithashtu me karakteris­tika të ngjashme si Rroca. Tashmë Cungu do të improvizoj­ë, siç ka bërë me Shkodrën që pas dëmtimit të Musollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania