Panorama Sport (Albania)

Bushiç: Flamurtari favorit, Tirana vuan prej financave

"Kale ka shtuar konkurrenc­ën, na duhen edhe 2-3 afrime"

- ERMAL SIKA

Tomislav Bushiç shpreh keqardhje për gjendjen e Tiranës, megjithatë është i bindur se Flamurtari do ta mundë. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", kapiteni nuk e diskuton trepikëshi­n as këtë javë. Përtej nostalgjis­ë që ka për të shkuarën si bardheblu, kroati mendon se as fakti që Ardian Mema ka punuar në Vlorë për pak muaj nuk do t'i vijë në ndihmë për këtë 90-minutësh. Me Elton Kalenë që ka nisur të luajë, sulmi kuqezi është bërë i frikshëm. Edhe pse konkurrenc­a është rritur ndjeshëm në këtë repart, kapiteni mendon se një afrim tjetër cilësor do i bënte punë ekipit.

Bushiç, përballeni me Tiranën që po vuan prej javësh, e shikoni të kalueshme këtë ndeshje?

Do të jetë një ndeshje realisht e fortë dhe për këtë mos kini dyshime Tirana është në një situatë mjaft të keqe. Vjen nga humbje dhe do të provojë që të rikuperojë pikët që i mungojnë kundër Flamurtari­t. Përtej këtij fakti, mendoj se favoritë të padiskutue­shëm jemi ne. Dhe ne shkojmë vetëm për tri pikët në kryeqytet.

Barazimin as që e mendoni...?

Ne gjithmonë ecim përpara për fitore. Edhe me Skënderbeu­n, Partizanin, Kukësin, Tiranën, gjithmonë shkojmë për të marrë maksimumin. Kushdo qoftë kundërshta­ri,

ne do luajmë për pikët e plota.

Memën e njihni për mënyrën sesi punon, a do të ndikojë kjo gjë?

Ardian Mema punoi me ne afro dy-tre muaj, por tani situata në grupin tonë është ndryshe. Jemi më të plotë tani. Me Kalenë, Danilon dhe Torasën,

Flamurtari është ekip tjetër. E vlerësoj Memën dhe dua që t'i uroj suksese, por pas ndeshjes me Flamurtari­n.

Keni një të shkuar me bardheblut­ë, ndaj rrjedhimis­ht lind pyetja: Ju vjen keq për situatën që po kalojnë?

Tirana është një klub i madh në Shqipëri. Është 24 herë kampione dhe meriton pa dyshim vlerësim. Situata është shumë e keqe për Tiranën. Ky ekip me një tifozëri shumë të madhe, sië është grupi "Fanatics" dhe të gjithë janë të mërzitur që nuk janë aty ku duhet. Unë shpresoj që pas së premtes, Tirana t'i fitojë të gjitha ndeshjet. Pra, le të vijë kthesa e tyre pas ndeshjes me Flamurtari­n.

Keni nostalgji për kohën kur luanit në kryeqytet?

Jo, jo, nuk kam.

Po kontaktet me lojtarët e Tiranës i ruani?

Me disa, por vetëm kur takohemi në ndeshjet që luajmë me njëri-tjetrin. Me mesazhe apo telefonata nuk flasim, të jem i sinqertë.

Pse mendoni se Tirana është në këtë situatë?

Mendoj se janë probleme financiare. Kanë gabuar edhe në merkato, nuk kanë bërë mirë. Gjithsesi, nuk dua të flas për një klub tjetër. Ato janë punët e Tiranës.

Duhet të afrojë Flamurtari lojtarë të tjerë në janar?

Nuk e di. Unë nuk jam drejtor apo trajner. Është gjithmonë mirë kur vjen një lojtar i mirë dhe me cilësi. Është shumë mirë edhe për konkurrenc­ën.

Mendoni se është rritur konkurrenc­a në sulm me Torasën dhe Kalenë?

Konkurrenc­a i bën mirë ekipit. Për mua nuk është problem fare. Është gjë e mirë që të kemi katër sulmues të mirë. Me ardhjen edhe të dy ose tre lojtarëve do të jemi edhe më mirë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë Flamurtari-Tirana 0-1
Çast nga ndeshja e fazës së parë Flamurtari-Tirana 0-1
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania