Panorama Sport (Albania)

Nuk humbin prej 3 vitesh në Durrës, Teuta kërkon pathyeshmë­rinë dhe rekordin

Shkëmbi punon me vertikaliz­imet, klubi pret stadium të tejmbushur

-

Teuta kërkon pathyeshmë­rinë dhe rekordin edhe ndaj Laçit. Pas 10 javëve pa humbje, të besuarit e Bledi Shkëmbit duan që ta mbyllin 2018-ën me sukses të padiskutue­shëm. Dhe duhet thënë se kthesa e madhe e durrsakëve u rikonfirmu­a pikërisht ndaj bardhezinj­ve në javën e 8-të, teksa në transfertë i mposhtën me shifrat e thella 0-3. Që pas atij momenti, "djemtë e detit" nuk e njohin më blofin. Fakti që do të luajnë në "Niko Dovana" shihet si bonus realisht i madh, pasi më shumë se prej dy muajsh, i vetmi ekipi që ka mundur të dalë fitimtarë është Kukësi, ndërsa me Flamurtari­n dhe Partizanin kanë barazuar. Një tjetër faktor që i favorizon ndjeshëm lidhet me të shkuarën. Nëse sheh statistika­t e kësaj përballjej­e në Durrës, e fundit herë që Teuta ka dështuar përballë Laçit përkon me dhjetorin e 2015-ës, pra

tri vite më parë.

TIFOZËRIA - Pas kësaj ecurie, edhe tifozët janë "ngrohur" ndjeshëm me ekipin. Interesi i sportdashë­sve vendës është rritur ndjeshëm dhe në kësi kushtesh pritet që edhe këtë fundjavë stadiumi të jetë i mbushur. Klubi u bën sërish thirrje që të mos mungojnë as

në ndeshjen e fundit të 2018ës. Duhet thënë që në vitet e fundit përballjet me Laçin i kanë tërhequr ndjeshëm tifozët, por me një Teutë që është e renditur e dyta dhe është në garë edhe për titullin kampion, pritet që numri i të pranishëmv­e të shtohet. Loja që po dhurojnë në fushë duket se i ka bindur

të gjithë skeptikët se ky ekip do ta ketë të ardhmen e ndritur. Ndërkohë që klubi i ka mbështetur këta të fundit dhe pritet që çmimet e biletave për këtë takim të mos ndryshojnë.

FORMA- Teuta do të hyjë në fushë me petkun e pretendent­it për të fituar takimin. Statistika­t e bëjnë të frikshme këtë skuadër. Pesë javët e fundit, Teuta ka barazuar vetëm në dy takime dhe ka fituar tre prej tyre. Ka shënuar tetë gola, ndërkohë që ka pësuar vetëm dy. Sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë në javët e fundit ka treguar progresin e vazhdueshë­m të djemve të Shkëmbit.

ISH-ët - Sherif Kallaku është "ish"-i i kësaj përballjej­e. Sezonin e kaluar ai ka mbrojtur ngjyrat e fanellës kurbinase. Tani, talenti 20-vjeçar po kalon një moment të mirë dhe duket se e kaluara ka mbetur pas. Mbrojtësi po shijon në maksimum eksperienc­ën në Durrës dhe në këtë takim do

të jetë një "armë" më shumë për stafin teknik. Edhe Arsid Kruja ka pasur një të shkuar si bardhezi. Kruja ka luajtur për laçianët, madje edhe ka shënuar një gol. Ky i fundit, ndryshe nga Kallaku, vështirë se mund të zbresë në fushë përballë ish-skuadrës.

STËRVITJA - Bledi Shkëmbi i beson formacioni­t fitues. Nga stërvitja e djeshme u kuptua që vendosja e ekipit nuk do të ndryshojë. Pritet që Teuta të masë forcat me të njëjtën 11-shen që ka luajtur edhe kundër Kastriotit. Skuadra është e fokusuar për të pasur një rendiment të mirë për të shtunën dhe po punon me vertikaliz­imet nga krahët, por edhe me lojën e shpejtë. Bicaj dhe Traore duket se janë në rrugën e duhur për të qenë të disponuesh­ëm për stafin teknik. Megjithatë, vështirë se ndonjëri prej tyre do ta nisë ndeshjen si titullar kundër Laçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania