Panorama Sport (Albania)

Gerti Dajçi: Nuk jam paguar për 9 muaj punë

-

Shpërthen ish-drejtori i Tiranës, Gerti Dajçi. Deklaron se ka nëntë rroga pa marrë te bardheblut­ë. Pas një postimi të Përparim Kabos, i cili ka hedhur në lojë vetingun në futboll, duke publikuar edhe tetë pikat që duhet të kalojë sporti ynë, ai që reagon me një koment është ish-drejtori bardheblu, i cili zbulon një anë tjetër të errët, faktin që nuk është paguar për punën e bërë. "Përshëndet­je profesor. Jam dakord me pikat e parashtrua­ra për të mirën e futbollit apo edhe sportet e tjera në Shqipëri. Doja të shtoja te pika 2 edhe diçka tjetër. Të bëhet veting jo vetëm për federatat, por edhe për presidentë­t e skuadrave. Kjo për mospagesat e lojtarëve në kohë (ose asnjë pagesë), transparen­cë në financat e tyre apo edhe pagat e prapambetu­ra të punonjësve të administra­tës. Si është e mundur që Prokuroria apo edhe Përmbarues­it nuk kanë mundësi që të marrin paratë për të paguar punonjësit apo lojtarët? Me çfarë i paguajnë lojtarët këta presidentë? Si një ish-drejtor i një klubi me emër dhe me 9 muaj mospagesë të pagës, mund te them se futbolli shqiptar është në themel i korruptuar. E mbi të gjitha, ka një mospranim të ideve perëndimor­e për sportin në tërësi për të rritur të ardhurat për klubet. Respekt si gjithmonë. Faleminder­it", mbyllte komentin e tij Gerti Dajçi. Ky i fundit u prezantua nga Tirana ditën që mbërriti Ze Maria në kryeqyteti­n shqiptar, qershorin e 2017ës. Gjithsesi, ish-drejtuesi bardheblu u zhduk shpejt, sepse në fund të sezonit të kaluar ai nuk ishte pjesë e bardhebluv­e. Tirana aktualisht duhet të paguajë 35 milionë lekë të vjetër për Gjergji Muzakën dhe 5 milionë lekë për Rei Qilimin. Po kështu, klubi ka shumë borxhe te Tatimet apo palët e treta, të cilët kanë bllokuar llogaritë e klubit bardheblu dhe Dajçi është njëri nga shumë kreditorët e ekipit. Sigurisht, nëse ka kontratë të rregullt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania