Panorama Sport (Albania)

Avni Çupi: Merkatoja e shpëton Kastriotin

Trajneri krutan i moshave flet për ekipin e Stavri Nicës: Me disa përforcime mund të mbijetojnë

- Bujar Balliu

Ish-lojtari i Kastriotit, Avni Çupi, i cili aktualisht mban postin e trajnerit te Kastrioti U-19, në një bisedë me "Panorama Sport" i bën një analizë gjendjes aktuale të krutanëve, teksa shprehet se pavarësish­t renditjes aktuale, me disa përforcime të goditura në janar, ekipi i ka shanset të qëndrojë në mesin e më të mirave.

Deri-diku jemi mirë, kemi zhvilluar

Si po iu ecën puna tek U-19?

lojëra të mira, por nuk kemi arritur të marrim shumë rezultate pozitive. Kjo pasi tek U-19 kemi një numër të limituar lojtarësh dhe nuk kemi shumë alternativ­a. Sigurisht që po, në shumicën e rasteve nuk i kam ndjekur "live" në stadium, pasi kur luajnë për të diel unë kam ndeshje vet dhe i kam ndjekur nga televizori.

E keni ndjekur ekipin e parë? Si ju duket gjendja e tyre?

Dy humbjet e fundit e kanë komplikuar paksa situatën, megjithatë unë i kam ndjekur dhe në stërvitje e janë një grup me lojtarë të rinj, që prodhojnë futboll dhe kanë goxha cilësi. Çdo ekip ka ulje-ngritje dhe besoj se dhe këto do të rikthehen te rezultatet pozitive.

Me syrin tuaj, çfarë nuk ka funksionua­r dhe çfarë i duhet Kastriotit për të pasur sukses në vazhdim?

Ka shumë faktorë që ndikojnë tek ecuria e skuadrës, megjithatë nga ajo që unë kam parë që prej ardhjes së Nicës, skuadra është shfaqur me një tjetër fytyrë. Është një ekip i ri, që vazhdimish­t ka pasur mbështetje nga presidenti, i cili po investon. Shpresoj që në merkaton e janarit t'i plotësohen kërkesat trajnerit, në mënyrë që të ndërhyhet për të përforcuar skuadrën, aty ku tekniku e shikon të arsyeshme. Kam besim që Kastrioti do të bëhet një ekip shumë i mirë në dy fazat e ardhshme.

Objektivi është vështirësu­ar ndjeshëm, a besoni se do arrijë të qëndrojë Kastrioti në mesin e më të mirave?

E thashë dhe më lart, çdo gjë do varet nga merkatoja që do të bëhet në janar. Nica është një ekspert dhe besoj që do të dijë të ndërtojë një skuadër konkurrues­e për pjesën e mbetur të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania