Panorama Sport (Albania)

Bonani: Fitojmë, jap garanci në mbrojtje

- Ju do luani? Abdulla Dushku

Kamza kërkon kthesën ndaj Skënderbeu­t. Edhe pse janë të vetëdijshë­m që nuk do ta kenë të lehtë, të besuarit e Ernest Gjokës janë gati të japin më shumë se 100% në fushë për të thyer kampionët në fuqi të vendit. I bindur për fitoren shprehet edhe Klaudio Bonani, mbrojtësi italian, i cili pritet që të jetë titullar në krahun e majtë nesër. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, 21-vjeçari flet edhe për aventurën në tokën shqiptare.

Përballeni me kampionët në fuqi të vendit, sa përcaktues­e është kjo ndeshje për objektivin “mbijetesë”?

Është një ndeshje e fortë, por edhe e rëndësishm­e. Fakti që përballemi me kampionët në fuqi na mobilizon shumëfish. Kërkojmë maksimumin nga kjo javë dhe për t’ia dalë duhet të shkarkojmë që të gjitha energjitë tona për të bërë më të mirën e mundshme. Vetë pozitat që kemi na kushtëzojn­ë për të marrë pikë.

Me një ekip ku ka mungesa në mbrojtje, sa shanse keni që t’ia dilni?

Do të jetë një punë e vështirë në fakt, pasi sikundër e thatë, mbrojtja ka mungesa dhe tashmë na mbetet për detyrë që ta riparojmë ne.

Ndoshta një nga ata mund do të jem unë. Dhe nëse më jepet mundësia që të jem titullar, do të jap maksimumin që ai repart të funksionoj­ë në perfeksion me Skënderbeu­n. Besoj se Kamza i ka mundësitë të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Një parashikim të mundshëm për takimin ndaj Skënderbeu­t?

Çdo ndeshje në kampionati­n shqiptar është e paparashik­ueshme. Edhe kur mendohet fitorja, ndodh e kundërta. Skuadrat nuk kanë shumë disnivele dhe diferenca, sa prej mungesave aq edhe prej gjykimet. Kjo është ndeshje që i ka të tria rezultatet brenda, por mendoj se këtë radhë nuk do të gabojmë dhe do dalim fitimtarë.

Si ndihet Bonani te Kamza dhe sa e vështirë duket përvoja e parë në Shqipëri?

Është një përvojë e re dhe interesant­e. Jam i lumtur që jam pjesë e Kamzës, pasi ka lojtarë shumë cilësorë prej të cilëve mund të mësosh. Jam munduar që në aktivizime­t e mia të jap gjithnjë maksimumin. Është një kampionat i fortë, por i ndarë më dysh. Janë veçuar skuadrat që pretendojn­ë për një vend në Europë dhe skuadrat që do të mbijetojnë, proporcion­alisht 6 me 4. Ne jemi te skuadrat e 4-shes së fundit, por ndryshe nga të rivalët kemi përparësin­ë e të pasurit një grup cilësor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania