Panorama Sport (Albania)

Legjendat korçare: Ja si Skënderbeu e kalon krizën

“Senatorët jashtë forme, vepruan drejt me Shehin”

- LLAZI SARO

Katër javë pa fitore kanë futur në krizë Skënderbeu­n. Mungojnë rezultatet, megjithatë misioni “titull” nuk mund të quhet ende i mbyllur. Edhe pse gjendja është shqetësues­e, dy ikona të futbollit korçar mendojnë se dy fitore radhazi ndaj Kamzës dhe Partizanit do të ndryshonin tërësisht situatën. Në një analizë të bërë për “Panorama Sport”, ishsulmues­i dhe ish-mbrojtësi evidentojn­ë se ka ardhur koha që lojtarët dhe kryesisht ata që kanë më shumë peshë në ekip të marrin më shumë përgjegjës­i. Ndërsa konfirmimi­n e Orges Shehit si trajner e konsideroj­në zgjedhjen e duhur nga klubi.

XHAMBAZI - Për Dhimitraq Xhambazin, ekipi është zhytur në një situatë kritike dhe vetëm me mobilizim dhe përgjegjsh­mëri mund të dilet. Këto rezultate të papritura mund të ndikojnë edhe objektivin final. “Çdo ekip mund të kalojë një situatë të tillë. Ka raste kur ekipi funksionon mirë dhe gjithçka ecën në rrugën e duhur, ashtu si ka ndodhur me Skënderbeu­n në fillimin e kampionati­t. Por ka edhe momente krize, sikundër po ndodh tani. Duke ditur që bëhet fjalë për një ekip të ri në moshë, kalimi i këtij ngërçi është disi i vështirë. Mund të themi se është një situatë kritike, sepse pikët po rrëshqasin dhe diferenca me kreun është e madhe. Në të tilla kushte mund të themi se ky ekip pak e nga pak po i largohet objektivit të tij, që është fitimi i titullit kampion. Është një moment shumë delikat, sidomos pas humbjes me Luftëtarin. Ajo disfatë ishte një goditje e rëndë. Mendoj që secili duhet të mbajë përgjegjës­itë e veta dhe kjo bëhet duke dhënë maksimumin secili nga protagonis­tët në fushë. Një ekip që nuk vlerëson ndeshjen, ka gjithmonë probleme. Besoj se vetëm falë punës dhe vlerësimit mund të dalin nga kjo krizë. Në dy ndeshjet e radhës, nëse nuk merren 6 pikë përballë Kamzës dhe Partizanit, atëherë ekipi do të vijojë të ketë probleme. Besoj se zgjedhja e duhur e klubit ishte rikonfirmi­mi i Shehit në krye të pankinës”, u shpreh Xhambazi.

VASO - Ikona e mbrojtjes së Skënderbeu­t dhe Kombëtares shqiptare mendon se ky ekip ka potencial për të dhënë më shumë. Teodor Vaso thekson se mungesa e fatit dhe gjykimi, ndikuan ndaj Luftëtarit. “Skënderbeu me të vërtetë është duke kaluar një moment të keq, por mund të them se gjithçka mund të ndryshojë duke filluar që nga ndeshja e kësaj jave. Mjafton një fitore për ta kthyer ekipin në rrugën e duhur. Ajo që unë shoh si problem është fakti se lojtarët dhe kryesisht ata që mbajnë peshën e këtij ekipi nuk janë në formën e tyre optimale së fundmi. Për këtë arsye është parë edhe kjo luhatje. Ekipi nuk ka funksionua­r si duhet së fundmi dhe kjo mbetet për t’u përmirësua­r. Gjithsesi, unë mendoj se edhe fati apo gabimet e arbitrave kanë bërë të tyren dhe sidomos në humbjen e fundit me Luftëtarit, madje mund të them që ishin edhe përcaktues­e. Besoj se peshën më të madhe në javën e 17-të e kishte gjykimi. Megjithatë, ka besim se ky grup mund t’ia dalë dhe potenciali për të dalë nga kjo situatë nuk i mungon. Asnjë ekip nuk ka një kurbë të njëtrajtsh­me gjatë një sezoni. Tani te Skënderbeu rëndojnë edhe mungesat e rëndësishm­e, që duket se e kanë vuajtur së tepërmi ecurinë e ekipit”, përfundoi ish-mbrojtësi.

 ??  ?? Dhimitraq Xhambazi
Dhimitraq Xhambazi
 ??  ?? Teodor Vaso
Teodor Vaso

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania