Panorama Sport (Albania)

Lici: Fanella e Vllaznisë nuk blihet më me para

“Ka ikur koha kur në skuadër luhej duke dhënë lekë”

- BESAR BOZGO

Administra­tori i Vl laznisë, Suad Lici, ka reaguar dje pas kritikave të ashpra të trajnerit shkodran, Samuel Nikaj, një ditë më parë. Drejtuesi i klubit respekton mendimin e Nikajt, ndërsa flet në lidhje me strategjin­ë që ka skuadra shkodrane. Ai jep argumentet e tij se pse po tentohet të afrohen lojtarë nga Nigeria dhe Katari, ndërsa shpjegon se objektivi kryesor i Vllaznisë është që të jetë një klubi i hapur. “Ju them të gjithëve që ka ikur koha kur luhej me para te Vllaznia”, thotë ndër të tjera Lici në reagimin e tij për gazetën.

Trajneri shkodran, Samuel Nikaj, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” një ditë më parë, deklaroi se Vllaznia po menaxhohet keq duke kërkuar për lojtarë në Nigeri, ndërsa ka një prej akademive më të mëdha në vend. Cili është komenti juaj?

Ai ka mendimet e veta, ndërsa Vllaznia ka një plan dhe strategjin­ë e saj. Nuk ndihem keq se pse flet Nikaj në atë mënyrë. Është e drejta e tij. Ka një fakt shumë domethënës në këtë çështje. Vllaznia për të rinj është dy vjet radhazi kampione e Shqipërisë dhe ka vetëm një lojtar në Kombëtare. Klubi Vllaznia nuk ka ndërmend t’ia veshë askujt fanellën e skuadrës gati dhe pa meritë. Ne kemi strategjin­ë tonë. Kush dëshiron të luajë dhe ta meritojë, nga moshat kalon te Vllaznia B dhe kështu me radhë. Ne e kemi bërë të qartë strategjin­ë tonë. Nikaj ka mendimet e veta, unë të miat dhe klubi drejtimin e tij. Mund të jenë shumë njerëz të pakënaqur me klubin, është problemi i tyre, jo i yni. Ai duhet të japë argument.

Argumentet e tij janë që

U-19 është kampion i Shqipërisë dy vite radhazi, ndërsa klubi ka një prej akademive më të mëdha në vend...

Vetëm një futbollist i akademisë, Shima, është pjesë e ekipit kombëtar. Ata janë kampionë të Shqipërisë, por në përfaqësim ndërkombët­ar nuk kanë rezultatet e duhura.

Nikaj ka deklaruar edhe që FSHF i ka hapur rrugën Vllaznisë për rikthimin në Superiore duke e vendosur në Grupin A. Çfarë mendimi keni?

Ne si klub kemi strategjin­ë tonë dhe e kemi bërë të ditur që në verë. Po ju pyes unë

tani. Pse është Tirana në këtë gjendje?! Edhe ekipet e akademisë së Tiranës në vend të dytë dhe të tretë janë, po pse është ekipi në këtë gjendje. Ka buxhet dhe çdo gjë që i duhet. Duhet të jemi të matur. Ne nuk mund të ecim me atë strategji që kanë ndjekur më përpara. Ne kemi si synim që ta hapim Vllazninë dhe nëse i prishim dikujt interesat, ky nuk është problemi im. Ky është qëllimi i imi, drejtorit sportiv dhe të gjithë klubit, që ta hapim Vllazninë. Që të kemi sa më shumë binjakëzim­e dhe bashkëpuni­me me klubet e tjera. Ndryshe nuk e kalojmë këtë situatë. Nëse do të presim vetëm se çfarë prodhon akademia,

do jemi shumë të varfër. Sporti në kohët e sotme ka ndryshuar shumë dhe nuk është më si më parë. Kur të vijë Nikaj në vendin tonë, le të ndërtojë strategjin­ë e tij. Tani jemi ne dhe klubi ka strategjin­ë që e ka shpalosur që në fillim.

Meqë jemi tek ekipet e moshave, çfarë synimesh keni si klub me lojtarët për të kaluar më pas tek ekipi i parë?

Ne, nuk i kemi mbyllur derën askujt. Nikaj qëndron në Kosovë, ndërsa unë i kam ndjekur me shumë kujdes ndeshjet e moshave. E kemi grumbullua­r skuadrën U-19 përpara ndeshjeve, madje u kemi vendosur edhe premio, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Ne si institucio­n i kemi krijuar të gjitha kushtet. I them Nikajt që kemi edhe relacionet nga drejtuesit të përfaqësim­it ndërkombët­ar të U19. Problemi i këtyre është se nuk kanë informacio­n se çfarë ndodh në klub. Ju them të gjithëve që ka ikur koha që luhet me para te Vllaznia. Këtë ta harrojnë të gjithë. Ka ikur koha që fanella e Vllaznisë të vishet me para.

Çfarë problemesh keni gjetur te klubi Vllaznia?

Një prej problemeve është që kemi gjetur shumë lojtarë me kontrata 3-vjeçare, por që nuk luajnë dhe nuk janë të vlefshëm për ekipin. Këtyre nuk kemi si t’ua bëjmë. Ka firmosur dikush për ata lojtarë. Unë nuk jam këtu për të vjedhur Vllazninë. Nuk ia shes kurrkujt fanellën e kësaj skuadre nëse nuk e meriton. Ka struktura klubi dhe gjithçka funksionon në mënyrën e duhur. Që ditën e parë që ka ardhur drejtori sportiv, kemi vendosur që strategjia të jetë për ta hapur Vllazninë dhe për ta bërë interesant­e. Vllaznia U-19 ka meritë që del kampione, por vetëm një lojtar është pjesë e Kombëtares. Më mirë të pretendosh të jesh në vend të 10të, por të ketë prodhim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania