Panorama Sport (Albania)

Vllaznia projekton marrëveshj­e edhe në Gjermani

- Admir Uruçi

Drejtuesit e klubit Vllaznia, me sa duket, përveç Katarit e Nigerisë, shprehen se do të hedhin sytë edhe nga Bundesliga për sa u përket bashkëpuni­meve. Planet e Vllaznisë sipas drejtorit sportiv, Engin Firat, janë që sa më shpejt të bëhet e mundur dalja e Vllaznisë nga borxhet e akumuluara ndër vite dhe rikthimi i klubit në arenën ndërkombët­are, në të cilën mungon prej më shumë se 7 vitesh. “Fillimisht duhet që të jemi realistë dhe të pranojmë këtë situatë në të cilën edhe gjendemi. Kemi shumë probleme, borxhe dhe duhet që të dalim nga kjo situatë. Duhet që të bëjmë më të mirën që të jemi të pavarur financiari­sht dhe sportivish­t. Ne duhet që të bëjmë marketing me anë të transferim­eve. Kemi nisur marrëveshj­et në Katar e Nigeri, por do ta vijojmë punën që në janar ku do të komunikoj me klube në Gjermani. Klubi duhet që të prodhojë lojtarë dhe jo të presë merkaton. Do të punojmë për të shitur sa më shumë lojtarë, kjo për të rritur të ardhurat tona. Problemet financiare sipas mendimit tim nuk i ka vetëm Vllaznia, por edhe ekipet e tjera. Nëse shëndoshem­i financiari­sht, atëherë edhe problemet e tjera do të shkojnë drejt minimizimi­t. Dëshiroj që shumë shpejt ta shikoj këtë skuadër të luajë në Europë. Ndërsa një tjetër projekt që kemi është që të grumbulloj­më fonde për të bërë një qendër stërvitore”, ka thënë drejtori sportiv i klubit. Po punojmë për të afruar lojtarë pranë ekipit. Megjithatë, kjo nuk është e lehtë në këto momente. Askush nuk dëshiron të vijë të luajë në Kategorinë e Parë dhe këtë ma kanë thënë në Arabinë Saudite. Prandaj, unë mendoj se ky sezon është shumë i vështirë, por ai i ardhshmi do të jetë më i lehtë”, deklaroi drejtori Firat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania