Panorama Sport (Albania)

Besa thyen rekord, 6 të rinj ndaj Bylisit

-

Tashmë kanë bërë emër brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Janë të gjithë talente, të cilëve Besa si asnjë klub në Shqipëri u hapi dyert, i aktivizoi, besoi tek ta, i mbështeti dhe ata ia shpërblyen. Ndërkohë që klube të tjera vrapojnë të marrin edhe lojtarë të huaj 30-vjeçarë dhe t’i paguajnë mijëra euro, Besa përtej mbështetje­s së talenteve, jep një shembull ideal të vazhdimësi­së së futbollit shqiptar. Mjafton të citojmë disa emra që nga portierët Dajsinani te Skënderbeu e Puja te Kastrioti, Krasniqi te Skënderbeu e Krasniqi tjetër te Kukësi, Lushkja te Laçi, për të vijuar me ish-ët kosovarë nga Bernard Berisha, Fejzullai, Jashanica, Muriqi në Turqi, Cikalleshi gjithashtu në Turqi, Deliu në Kroaci, por edhe talentet Bruno Dita, Arapi e tjerë. Të gjithë këta futbollist­ë erdhën te Besa adoleshent­ë, atëherë kur askush s’i përfillte e sot shumica e tyre jo vetëm kanë kaluar në Europë, por kërkohen sot me ngulm në treg nga ekipet elitare. Cituam këta emra jo më kot, pasi në sfidën e fundit ndaj Bylisit, kavajasit dëshmuan se vijojnë këtë traditë të evidentimi­t, përkrahjes mbështetje­s e aktivizimi­t të tyre. Në sfidën tejet të vështirë në Ballsh në formacioni­n verdhezi bënin pjesë plot 5 18-vjeçarë dhe Koldashi e Biba 21-vjeçarë. Sulmuesi Tedi Cara 18 vjeç dhe me radhë qendërmbro­jtësi Shaljani, Arbër Deliu, mbrojtësi Arianit Krasniqi, Bler Thaçi të gjithë 18-vjeçarë. E të mendosh se përballë kishin Bylisin me lojtarë të huaj shumë të investuar, atëherë kupton riskun, por edhe besimin që presidenca dhe stafi teknik i Besës ka te këto talente.

Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania