Panorama Sport (Albania)

Trajneri debuton në "derbi", Apolonia pret kthesën e madhe

Mbrojtësi Nako: Është momenti të fitojmë me Lushnjën

- NAKO Bujar Rama

Nën drejtimin e stafit të ri teknik, skuadra fierake po përgatitet me përqendrim maksimal për takimin e radhës. Ndeshja e fundit për këtë viti përkon me një transfertë të vështirë për Apoloninë, pasi do të luajë në derbin myzeqar me Lushnjën. Bardhejesh­ilët vijnë pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe i kanë komplikuar ndjeshëm pozitat e tyre, por ndaj lushnjarëv­e do të synojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze dhe të mos dalin "duarbosh" nga "Roza Haxhiu". Qendërmbro­jtësi Rudin Nako shpreh konsiderat­at më të mira për "lagunarët", por njëherësh ka besim te reagimi pozitiv i skuadrës së tij, si autokritik­ë pas humbjes me Elbasanin.

"Kemi pësuar dy humbje radhazi dhe kjo situatë na i ka vështirësu­ar pozitat në tabelë. Humbja me Elbasanin na ka rënduar shumë, por nuk duhet të demoralizo­hemi. E kemi lënë pas dhe tani jemi përqendrua­r vetëm në ndeshjen kundër Lushnjës, një skuadër që meriton fjalët më të mira dhe respekt maksimal, gjithmonë një rivale e denjë. Ndeshjet tona me ta gjithmonë kanë qenë të bukura, plot rivalitet dhe garë sportive, ku të dyja skuadrat e kanë kërkuar me ngulm suksesin ndaj njëratjetr­ës. Edhe këtë herë mendoj se do të jetë një takim i fortë dhe i rivalizuar, ku pa dyshim ne do të luajmë për rezultat pozitiv. Unë besoj se kemi forca, duke bërë reagimin e duhur pas dy javëve jo të mira që kemi kaluar", thotë mbrojtësi fierak. Ndeshja me Lushnjën do të jetë e para për stafin e ri teknik dhe kryepankin­ën Kule.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania