Panorama Sport (Albania)

Egnatia zhvendoset në Kavajë, stërvitje speciale për Tomorin

Rrogozhina­sit po stërviten në fushë me bar artificial

- Aldo Buzi

Pas fitores me Pogradecin që prej ditës së hënë, rrogozhina­sit kanë nisur përgatitje­t anti-Tomori. Transferta e fundjavës në Berat do të jetë sfida e fundit për vitin 2018 për të besuarit e Ilir Duros. Ashtu si gjithmonë, përpara nisjes së seancave të javës, drejtuesit zhvilluan një analizë të shkurtër me të gjithë lojtarët. Nga ana e tyre ata i përgëzuan titullarët për formën e mirë që treguan ndaj pogradecar­ëve duke fituar çdo duel që paraqitej. Kurse gjatë këtyre tri ditëve, nën drejtimin e stafit të trajnerëve, lojtarët kanë punuar në shumë drejtime, që nga ushtrimet fizike me dhe pa top e deri te vrapimet rreth fushës që kanë vlerën e tyre. Në ndryshim nga pjesa tjetër e skuadrës, i vetmi që duket se e ka mbyllur vitin përpara kohe është qendërmbro­jtësi Beqir Ibrahimlla­ri që, për shkak një dëmtimi në këmbë, nuk ka qenë i gatshëm për të dhënë kontribut. Megjithatë, në vendin e tij në prapavijë stafi ka kaluar të tjera alternativ­a që kanë mbushur si duhet boshllëkun e krijuar. Duhet theksuar që Ibrahimlla­ri mungon prej disa javësh me shpresën se do të rikuperohe­t, por nuk ia doli. Rrogozhina­sit do kërkojnë që ta mbyllin javën e fundit të këtij viti me Tomorin në mënyrën më të mirë. Gjatë transferta­ve të mëparshme në disa raste ka qenë dhe fati kundër, që herë i ka nxjerrë me pikë të plota e herë jo. Të dyja skuadrat ndër vite janë ndeshur shpesh me njëra-tjetrën si në kampionat ku bënin pjesë në një grup dhe në miqësore. Ndërsa, sa u përket përgatitje­ve, që nga sot pasdite ato do të spostohen në fushën me bar sintetik të Kavajës për ta mbyllur atje javën. Pas kontakteve me drejtuesit e klubit të Besës u arrit dakortësia për të kryer dy seancat e fundit të javës. Për faktin se stadiumi i Tomorit e ka tapetin me bar artificial dhe lojtarët do kenë mundësi të përshtaten me terrenin. Egnatia ka hyrë në këtë kampionat me synimin për të qenë pretendent për ngjitjen në Superiore dhe aktualisht renditet në vendin e 3-të në klasifikim. Rrogozhina­sit shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv në transfertë­n e vështirë të Kavajës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania