Panorama Sport (Albania)

Della Fiore: Shqipëria pa profesioni­stë, por na befasoi

"Fagu super, mund të luante në çdo ekip të madh europian"

- Nga UVIL ZAJMI

‘ K ujtoj Fagun me 48 pikë, barazimin befasues dhe tifozërinë…", thotë ai ekskluzivi­sht për "Panorama Sport". Sapo i thamë se dëshirojmë të bisedojmë për Partizan-Oransoda, luajtur 50-vite më parë, Della Fiore me një entuziazëm mbresëlënë­s vijoi, duke na befasuar: "Është ndeshja që Agim Fagu shënoi 48 pikë, apo jo...?" Kështu nisi komunikimi me Fabrizio Della Fiori, anësor 204 cm, 155 ndeshje me kombëtaren e Italisë, rreth 300 ndeshje me klube, kur në moshë të re, as 17-vjeç, ka qenë lojtar i dy sfidave. Për t'u lidhur me të, si zakonisht më erdhi në ndihmë një mik im i vjetër, Rosano Donini, gazetar në "Guerin Sportivo", tejet i gatshëm, me ndjesinë profesiona­le duke parë edhe angazhimin tonë për ta rikujtuar atë përballje.

Fabrizio, çfarë kujtoni nga ajo përballje?

Fillimisht udhëtimin. Kur ishim mbi Tiranë, një kohë e keqe e detyroi avionin të shkonte në Bari, ku qëndruam atë natë dhe të nesërmen mbërritëm në Shqipëri. Jemi akomoduar në një hotel të mirë, në qendër dhe pastaj ndeshja: Një tifozëri e jashtëzako­nshme, shumë korrekte, kujtoj mbi 5000 persona kanë qenë atë mbrëmje, atmosferë shumë e bukur. Pastaj një lojtar, Fagu, protagonis­t atë natë. Dhe rezultati i barabartë, 78-78! Jo, jo 7373... Ju kërkoj falje, por ka kaluar shumë kohë.

Çfarë informacio­ni kishit për Shqipërinë?

Një vend i izoluar, që ishte lidhur me Kinën... Në sport, në basketboll e kam fjalën, nuk kishte profesiona­lizëm. Nga ajo kohë nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, besoj se ka ndryshuar shumë, apo jo?

Po në aspektin sportiv?

Informacio­ni i vetëm ishte se Partizani kishte një lojtar të mirë, Agim Fagu quhej. Por, askush nga ne nuk e dinte, as imagjinuar, një Fagu kaq të fortë dhe të paparashik­ueshëm. Kujtoj se Mike Lynn pati vështirësi në markim. Një skuadër që qarkullont­e topin me shpejtësi dhe finalizont­e me Fagun. Pas lojës kemi kujtuar se të gjitha pikët i kishte shënuar vetëm ai. E menduam të lehtë fitoren, por Partizani na befasoi dhe kujtoj zv/ trajnerin, D'Aurizano pas ndeshjes u shpreh se skuadra shqiptare dukej si një "kavaleri me kuaj race që përplasnin ritmikisht këmbët në parket".

Pse u komentua si favor lejimi i amerikanëv­e në Tiranë?

Para nisjes na informuan se në një vend që nuk ka marrëdhëni­e diplomatik­e, nuk lejoheshin jo vetëm amerikanët, por edhe shtetas të tjerë si spanjollë, izraelitë, rusë, të futeshin në Tiranë. Dhe për ne ishte problem. Por, drejtuesit tanë komunikuan me ambasadën tuaj në Romë dhe nga autoritete­t e larta, na u dha garancia dhe u mundësua futja e Lyn e Burgess në Shqipëri.

Ndeshja e kthimit, a kishit frikë nga Fagu?

Në Kantu fituam pa vështirësi. Fagu u shfaq vetëm në pjesën e dytë, por ishte shumë vonë. Ishte habi për ne që një lojtar preçizioni shfaqej i disiplinua­r taktikisht, vetëm pasonte dhe nuk gjuante. Nga kuriozitet­i publiku priste koshat e tij, madje e provokonin "tira Fagu, tira Fagu!" (gjuaje Fagu!). Vetëm në të dytën filloi të shënonte. Për ta mbuluar Stankoviç ndërronte lojtarët dhe orientonte t'i shkaktonim faulle, për ta frenuar e mos lejuar të gjuante. Mendoni, edhe pse ka kaluar gjysmë shekulli e kam të fiksuar në memorie atë emër. Agim Fagu, apo jo?

Jo. Ato kanë qenë të vetmet takime. Më mbrapa nuk e kam takuar. Sigurisht, ishin situatat politike te ju, që kushtëzoni­n edhe sportistët, kur një lojtar i madh si ai nuk mund të luante jashtë Shqipërisë. Pas ndeshjes ne bisedonim me njëri-tjetrin, si mundet një basketboll­ist si Fagu të mos transferoh­ej me një skuadër të fortë europiane. Nuk e di sa paguhej në klubin tuaj, por sigurisht me një tjetër do të fitonte mjaft para.

Jeni takuar herë tjetër me të? 2018, viti jubilar për Oransodën...

Sigurisht. Për Oransodën sezoni 1968 ka qenë titulli i parë kampion në Itali dhe pjesëmarrj­a e parë në Kupën e Kampioneve. Pak kohë më parë së bashku festuam 50-vjetorin jubilar.

 ??  ?? Fabrizio Della Fiori
Fabrizio Della Fiori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania