Panorama Sport (Albania)

Skualifiki­me dhe dëmtime, sa shumë telashe për Gatuzon

Kesi e Bakajoko jashtë, njerëz me pikatore për trajnerin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kush priste një re agim të fortë nga ana e Milanit pas skualifiki­mit nga Liga e Europës, do t'i duhet që të presë ende, ndonëse premisat nuk duken shumë optimiste. Skuadra e Xhenaro Gatuzos u pa sërish pak e kthjellët dhe shumë e kontraktua­r, aq sa nuk mundi që të shkojë më shumë se një barazim 0-0 përballë një skuadre në krizë si Bolonja e mikut të tij, Filipo Inzagi. Ndoshta frika për të mos humbur një tjetër sfidë ishte ajo që bllokoi totalisht Milanin, por sikur të mos mjaftonte kjo, në pritje të duelit të radhës me Fiorentinë­n, telashet për të zgjidhur nga ana e Gatuzos bëhen edhe më të shumta, por edhe më të rënda. E para dhe më kryesorja lidhet me faktin se liderët e kësaj skuadre u panë sërish nën ton, gjë që e konfirmoi edhe vetë trajneri kuqezi pas duelit: "Bëmë një zotërim topi steril, duhej të kërkonim ndonjë kombinim më shumë, por na mungoi sërish shkëndija e duhur, vertikaliz­imet dhe thjesht sa e gudulisëm Bolonjën. Shkurt, bëmë një ndeshje mediokre".

ZHGËNJEJNË LIDERËT Milani vërtet e zotëroi më shumë sferën, por cilësia e lojës mungoi mbi të gjitha nga "abstenimi" i lojtarëve kyç: Suso nuk dribloi asnjëherë kundërshta­rin, Çalhanoglu nuk mori përsipër sërish asgjë në lojë, ndërsa Higuain sërish goditi shumë, por shënjestra ishte totalisht e paekuilibr­uar, aq sa në fund portierit të Bolonjës, Skorupskit, nuk iu desh që të bënte asnjë pritje të vështirë.

DOPIO-SKUALIFIKI­M Por ndërsa do të tentojë që të zgjojë yjet e tij, Xhenaro Gatuzos do t'i duhet të shpikë një formacion për ndeshjen me Fiorentinë­n. Në Bolonjë, Bakajoko u dënua me dy të verdha vetëm brenda një "grushti" me minuta, ndërsa Kesi mori të verdhën që e dërgon në pesë numrin e ndëshkimev­e, kështu që skualifiki­mi i tij me një

ndeshje bëhet automatik. Dhe duke i shtuar këtu infermieri­në në të cilën bëjnë pjesë Bilja, Bonaventur­a, Borini, Kaldara e Striniç, sigurisht që zgjedhjet mbeten të pakta. Ideja është që trajneri ta ketë thuajse të detyruar formacioni­n, por edhe zgjidhjen e skemës, për të kaluar nga 4-4-2 në një 4-3-3, duke tërhequr në mesfushë Çalhanoglu­në, së bashku me Hoze Marin dhe Bertolaçin, ndërsa në sulm Higuain do të mbështetet nga Suso e Kastijeho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania