Panorama Sport (Albania)

Solskjaer, i “huazuar” vetëm për 6 muaj: Junajtid në zemrën time

Norvegjezi do ketë asistent të parë Majk Felan

-

Ole Gunar Solskjaer u zyrtarizua në stolin e Junajtid ashtu siç pritej, mëngjesin e mërkurës. Trajneri i Moldes do të vijë vetëm si "i huazuar" në "Old Trafford" dhe në fund të sezonit do të rikthehet sërish te Molde. Sezoni me klubin e tij norvegjez nis në fund të marsit, kur detyrimet e tij me Junajtid do jenë në fund. "Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Ky ishte një shans që unë duhet ta merrja. Mezi po pres që të drejtoj Mançester Junajtid deri në verë. Në të njëjtën kohë, do të ndjek nga afër atë që ndodh në shtëpi. Kemi ndërtuar tullë pas tulle dhe fundi i sezonit këtë vit, shpresoj që të na japë shpresë për një tjetër sezon pozitiv", tha norvegjezi për faqen e klubit të Moldes. Asistenti i tij do të jetë Majk Felan, ish-trajneri i ekipit të parë edhe në kohën e Fergusonit, ndërsa Majkëll Karrik dhe Kieran MekKena do të jenë në rolin e ndihmësve. Felan, i cili aktualisht është drejtor sportiv te klubi australian i Sentral Kost Mariners, mbërriti së bashku me Solskjaeri­n në qendrën stërvitore të Junajtid, pasditen e së mërkurës ku u takuan me skuadrën dhe stafin për herë të parë. Konferenca e parë e Solskjaeri­t do të mbahet ditën e nesërme, ndërkohë që ndeshja e parë do të jetë kundër Kardifit të shtunën, ish-skuadrës që ai drejtoi pas sukses në janar-shtator 2014. "Mançester Junajtid është në zemrën time dhe është fantastike që po rikthehem me këtë rol. Mezi po pres që të punoj me lojtarë shumë të talentuar të skuadrës, stafin dhe këdo në klub", shtoi 45-vjeçari në deklaratën për faqen e Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania