Panorama Sport (Albania)

Son-Dele Ali, derbi është i Spërsave. Edhe Çelsi në gjysmëfina­le

Kupa e Anglisë / Totenhemi fiton 2-0 përballë Arsenalit

- VUAN ÇELSI -

Kompletohe­t kuadri i sfidave të çerekfinal­eve të Kupës së Ligës. Natë luksi për ditën e dytë të kupës më pak të rëndësishm­e të Anglisë, e cila zhvendoset drejt "Emirates Stadium", ku zhvillohet derbi i Londrës Veriore mes Arsenalit dhe Totenhemit. Në stadiumin e "topçinjve", Henrik Mkihtarian gabon, por Son nga ana tjetër nuk fal: Dele Ali e nxjerr koreanin në një situatë një kundra një me portierin Peter Çeh dhe Spërsat e shohin veten në avantazh që në minutën e 20-të, duke nisur kështu hakmarrjen për humbjen që pësuan në kampionat në fillim të këtij muaji. "Topçinjtë" sulmojnë, por Aron Ramsejt i thotë "jo" një superpritj­e e Gazanigës. Në pjesën e dytë, Mauricio Poçetino aktivizon edhe Herri Kejnin, i cili nuk humbet kohë për të bërë diferencën: një top perfekt për Dele Alin, i cili kompleton afreskun me një prekje të ëmbël të topit, duke shënuar edhe golin e dytë pa u mbushur ende një orë lojë.

Në "Stamford Bridge" luhet çerekfinal­ja tjetër Çelsi-Bornmëth. Skuadra e Mauricio Sarrit dominon në zotërimin e topit, por nuk arrin të thyejë murin e ndërtuar nga skuadra e Edi Haut, e

cila tregon edhe njëherë se mbetet një kockë e fortë në Angli. Për të pritur episodin që do të vendoste fatin e kësaj ndeshjeje, duhet të prisnim minutat e fundit: në të 84-ën, blutë e Londrës zhbllokohe­n me goditjen e saktë të të sapofuturi­t Eden Hazaard, i cili

zgjidh një aksion në qendër të zonës, i cili kishte nisur nga këmbët e Emerson Palmierit, duke dërguar Çelsin në gjysmëfina­le dhe shmangur stresin e goditjeve të penalltive.

SHORTI - Menjëherë pas ndeshjeve, është hedhur

edhe shorti i gjysmëfina­leve të kompeticio­nit, i cili është treguar i pamëshirsh­ëm edhe njëherë tjetër me Totenhemin. Tjetër derbi për skuadrën e Mauricio Poçetinos, e cila do të përballet me Çelsin, por këtë herë të paktën do të luajë në fushën e saj, në "Wembley". I

buzëqesh fati përsëri skuadrës së Mançester Sitit, e cila në hapin e fundit drejt finales do të duhet të ndeshet me skuadrën e Bërtonit. Ndeshjet gjysmëfina­le të trofeut të parë sezonal në ishull, do të zhvillohen në javën që nis në 7 janar dhe në atë që nis më 21 janar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania