Panorama Sport (Albania)

Reali në finale, Bejl rekordmen

Madrilenët arrijnë objektivin kryesor, të shtunën duan trofeun ndaj Al Ain

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Gjithçka e lehtë. Re ali i Madridit pret biletën për në Botërorin e Klubeve, e cila do të luhet të shtunën kundër Al Ain. Tre golat e Garet Bejlit mjaftuan për të mposhtur Kashimën dhe për të thyer disa rekorde.

BEJL SI KRISTIANON­uk ishte aspak e lehtë për Realin e Madridit në pjesën e parë, pavarësish­t se dominoi ndeshjen kundër Kashimës dhe krijoi raste më të pastra për të shënuar. Spanjollët kërkonin të shënonin sa më shpejt sepse më vonë do ta kishin të vështirë ta zhbllokoni­n ndeshjen, por nuk ishin të kthjellët përpara portës kundërshta­re. Madje disa herë rrezikuan dhe u deshën ndërhyrjet e portierit Kurtua për të shpëtuar portën. Sfida u zhbllokua nga Garet Bejl, i cili nga e majta lëshon një goditje të prirët dhe tund rrjetën. Solari feston dhe merr frymë lirisht, ndërsa Garet Bejl barazon dy “jashtëtokë­sorët” Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Të tre së bashku janë lojtarët që kanë shënuar në 3 edicione të ndryshme të Botërorit te Klubeve.

“HAT-TRICK”- Fillimi i pjesës së dytë ishte spektakola­re për Realin dhe mbi të gjitha për uellsianin Garet Bejl, Sepse arrin të shënojë 2 gola të tjerë shumë të shpejtë për të vulosur triumfin e spanjollëv­e. Fillimisht gabojnë japonezët me topin e kthyer dhe sulmuesi i Realit nuk fal, duke e dërguar në rrjetë. I treti ishte një gol mjaft i bukur, pasi u godit me forcë nga Bejl dhe përfundoi në shtyllën e parë të portierit. Pas këtij goli ai

barazoi një tjetër rekord, duke u bërë lojtari i tretë që ka shënuar 3 gola në një ndeshje të Botërorit. Si ai ka bërë Kristiano Ronaldo dhe Luis Suarez. Vetëm kaq, sepse Solari e zëvendëson duke futur në fushë Asension. Ndeshja e këtij të fundit zgjati shumë pak sepse e la fushën prej dëmtimit. Vaskez pati një rast të mirë, por u ndal nga portieri. Reali nisi të menaxhonte forcat për finalen kundër Al Ain dhe Kashima shkurtoi diferencat në 3-1. U desh ndërhyrja e VAR-it për ta konfirmuar këtë gol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania