Panorama Sport (Albania)

Bëri Ronaldon të qante, Murijo në skuadrën e Mesit

Kolumbiani shihet i duhuri për të zëvendësua­r Umtitin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Xheison Murijo ësh të mbrojtësi i zgjedhur nga Barcelona për të forcuar repartin në merkaton e janarit. Sipas radios “RAC1”, mbrojtësi kolumbian nuk është më në planet e Marselinos dhe prej disa javësh i ka kërkuar largimin në momentin e parë që do të ketë një interes për të. Gazeta “MARCA” mëson se agjenti i ish-mbrojtësit të Interit ndodhet në Valencia duke bërë marrëveshj­e me drejtuesit për të mbyllur këtë operacion. Klubi katalanas kërkon një mbrojtës për të zëvendësua­r dy të dëmtuarit Umtiti-Vermalen dhe gjithçka duket se do të mbyllet shumë shpejt. Murijo shkoi te Valencia në verën e vitit 2017 nga Interi si huazim me detyrim blerjeje për 13 milionë euro. Një vlerë, të cilën Valencia e shleu pak kohë më parë. Murijo qëndroi jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë dhe kjo bëri që ta humbte vendin e titullarit në formacioni­n e Valencias. Marselino vendosi që ai të mos ishte te të preferuari­t e tij. Dukej se gjithçka do të ndryshonte verën e kaluar, por mbeti e njëjta, ose më keq. Murijo luajti vetëm 3 ndeshje këtë sezon (Juventus, Selta Vigo, Ebro) dhe në hierarkinë e mbrojtjes së Valencias ka përpara Garajn, Paulistën dhe Diakabinë. Ai është lojtar polivalent në mbrojtje, pasi përveç qendrës mund të luajë edhe në krahë.

TËRBOI RONALDONKë­të sezon do të mbahet mend vetëm për ndeshjen Valencia-Juventus ku detyroi Kristiano Ronaldon që të largohej nga fusha e lojës me karton të kuq. Pas një konfrontim­i mes tyre, portugezi e kapi nga flokët dhe u dënua për gjestin antisporti­v me karton të kuq. U largua nga fusha e lojës duke qarë dhe humbi edhe ndeshjen pasardhëse me

Jang Bojsat. Nga janari do të jetë shok skuadre me Leo Mesin, nëse gjithçka do të shkojë mirë në mbylljen e marrëveshj­es. Por paraprakis­ht duket se palët janë në rrugën e duhur për të gjetur gjuhën e përbashkët të transferim­it të Murijos në Barcelonë. Edhe aty do të qëndronte në stol, por të paktën do të kishte mundësi të stërvitej me kampionë dhe do të përmirësoh­ej akoma më shumë.

 ??  ?? Kristiano Ronaldo dhe Xheison Murijo
Kristiano Ronaldo dhe Xheison Murijo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania