Panorama Sport (Albania)

Hysaj Hysaj në në “modë”, “modë”, Sarri Sarri dhe dhe Simeone Simeone e e duan duan që që në në janar janar

Ngec rinovimi me italianët, Atletiko në garë për shërbimet

- OLSI TUJANI

Atletiko apo Çelsi? Kjo është pyetja që ngrihet së fundmi nga mediat italiane rreth së ardhmes të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Së fundmi, ambienti rreth tij është trazuar së tepërmi për shkak të një interesimi nga “El Çolo” Simeones si dhe nga Çelsi i Mauricio Sarrit. Kjo ka bërë që numri një i klubit të Napolit të “bllokojë” rinovimin, duke mos bërë asnjë lëshim për vetë kërkesat e larta që kanë ngritur shqiptari dhe agjenti i tij për pagën. TELEFONATA

Mediat italiane kanë bërë me dije se ish-trajneri i Napolit ka telefonuar agjentin e Hysajt, Mario Xhiufredi. Trajneri i “bluve të Londrës” është interesuar për situatën e futbollist­it kuqezi dhe për të parë se sa janë mundësitë që ai të mund të ndryshojë ambient, pse jo që në merkaton e muajit janar. Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Aurelio de Laurentis. Presidenti i Napolit është bezdisur nga ky interes rreth lojtarit të tij dhe ka stopuar negociatat e rinovimit. Nisur edhe nga vetë kërkesat e larta të Hysajt dhe agjentit të tij për pagesën, presidenti tashmë nuk kërkon që të ofrojë asnjë qindarkë më tepër. ATLETIKO

Në Spanjë nxjerrin në skenë një tjetër mundësi: Atletiko Madrid. Nga sa bëhet me dije, Simeone ka dhënë “OK”in për agjentët e klubit që të mund të futen në bisedime për shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Duke parë ngecjen e negociatav­e për rinovimin dhe faktin që Hysaj nuk është më i paprekshëm te Napoli, për shkak se nuk është preferencë e parë e Ançelotit, spanjollët po interesohe­n nëse mund të përfitojnë.

RINOVIMI

Hysaj është në proces rinovimi të kontratës me Napolin, e cila i përfundon në vitin 2021. Shqiptari dhe agjenti i tij kanë kërkuar një pagë deri në 3 milionë euro, ndërkohë që Napoli është i gatshëm t’i ofrojë 1.8-2 milionë euro, e cila, së bashku me bonuset, mund të arrijë deri në 2.5 milionë euro. Ditët në vijim pritet të jenë intensive dhe të mbushura me bisedime, por nga sa bëhet me dije në mediat pranë Napolit, shqiptari shihet gjithnjë e më larg skuadrës italiane.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania