Panorama Sport (Albania)

A do mbetet Premier Liga e pasur vetëm një kujtim?

-

Nëse nuk do të gjendet më parë një marrëveshj­e, për shembull, një referendum i dytë i kërkuar nga shumë, në 29 mars Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Europian. Dhe i famshmi "Brexit", i votuar pak si surprizë qershorin e 2016-ës është tashmë shumë pranë përfundimi­t: nëse vërtetë do të ndodhë, efektet në tregun e punës britanike (dhe jo vetëm) do të kenë një impakt të fortë, përfshirë Premier Ligën. Jo rastësisht, presidenti i saj Riçard Skudamor, është shprehur gjithnjë në favor të "Remain" (Qëndrojmë), përndryshe "Brexit" do të sillte shumë telashe. Përpara se të shpjegojmë përse, dy të dhëna të rëndësishm­e: Premier Liga është kampionati i futbollit më i rëndësishë­m në botë, sepse punëson 12 mijë vetë dhe derdh 3.3 miliardë paund taksa (3.7 në euro).

SEKRETI - Sekreti i suksesit të këtij turneu përbëhet nga cilësia dhe sasia e lojtarëve të huaj. Problemi që po vjen me "Brexit" ka lidhje me futbollist­ët e ashtuquajt­ur komunitarë, të cilët janë të privilegju­ar për kriteret e pjesëmarrj­es në turne. Për t'u punësuar nga një skuadër e Premier Ligës, ekstra kom unitarët duhet të dëshmojnë se kanë luajtur në dy vitet e fundit të paktën 75% të ndeshjeve me kombëtaret e tyre , ose t'i garantojnë vetes një rrogë që të jetë mesatarish­t e njëjtë me atë të të huajve që luajnë prej shumë vitesh në turne. Motivi është i qartë: kush do vijë të luajë në Britani duhet të jetë një lojtar cilësor. Me rregullat e reja nuk pranohen futbollist­ë mestarë. QARKULLIMI I LIRË, POR... - Natyrisht që rregullat komunitare kanë vendosur për qarkullimi­n e lirë të futbollist­ëve europianë: por 60% e atyre që aktualisht kanë lejen e punës për të punuar në Premier, nuk do t'u përgjigjen parametrav­e të ekstra kom unitarëve. Dhe jo sepse nuk vlejnë. Përkundraz­i, kanë qenë të rinjtë shumë të zotë dhe vëzhguesit e klubeve angleze i kanë blerë shumë më herët se të debutonin me kombëtaret e tyre. Dy emra të ndihmojnë për të kuptuar: N'Golo Kante dhe Rijad Mahrez, vendimtarë për titullin e Leiçesteri­t dhe Çelsit (i pari), pa pasaportën e komunitari­t nuk do të hynin dot kurrë. Kush e di nëse do të vazhdojnë të mbeten edhe në një Britani post "Brexit"...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania