Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu si Dinamo, një japonez japonez “shëron” “shëron” Kamzën Kamzën

Fukui sërish hero, i ka dhënë skuadrës 10 pikë me katër gola

- ABDULLA DUSHKU

Tetë vite më pas his toria pothuajse përsëritet. Në 2010ën, Dinamo (sot militon në Kategorinë e Parë) kishte siguruar titullin kampion, por pësonte 8 humbje, shtatë prej të cilave radhazi. Një vit më pas nisi cikli fitues i Skënderbeu­t. Në atë kohë një pjesë e lojtarëve më të shquar të "nëndetëses" iu bashkuan korçarëve. Në sezonin e titullit të fundit të Dinamos, Shkëlqim Muça ishte trajner i bluve. Ai shikonte sesi skuadra e tij fituese prekte fundin dhe shënonte një nga njollat më të zeza në historinë e futbollit shqiptar. Sot, Muça bën parashikim­e dhe arrin të gjejë saktësisht se Skënderbeu do të humbte edhe në Kamzë. Kështu ndodhi dhe dje, teksa korçarët pësuan disfatën e katërt radhazi dhe për më tepër ishte ndeshja e pestë që kampionët në fuqi nuk fitojnë dot. Ironike pa masë, por edhe Dinamo kampione kështu rrëshqiti në humbëtirë. E megjithatë, dje në fushën e Kamzës festuan vendësit, duke marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë. Një gol i Masato Fukuit në fundin e pjesës së parë vendosi takimin, duke i dhënë frymëmarrj­e skuadrës së Ernest Gjokës, paçka se mbeti sërish në vend të parafundit, duke qenë se Tirana rivale fitoi ndaj Flamurtari­t.

PJESA E PARË - Skënderbeu shfaqej në Kamzë me një skemë ndryshe, 3-4-3. Trajneri Orges Shehi ishte i detyruar të bënte pa dy nga lojtarët më të rëndësishë­m në skuadër, si Dejvi Bregu për shkak kartonësh dhe Gjergji Muzaka prej dëmtimit. Edhe Ernest Gjoka ishte i privuar nga pezullimet e Erlis Frashërit dhe Xhulio Mehmetit, e gjithashtu dëmtimi i Orjad Beqirit. Në formacion rikthehej Olsi Teqja, por duke sakrifikua­r jo pak, teksa luajti me injeksion për shkak se nuk ishte riaftësuar plotësisht. Fillimi i lojës është i ekuilibrua­r, me Kamzën disi më agresive dhe korçarët që vuajnë për të nisur inkursione të shpejta nga krahët. Megjithatë, Fili dhe Grishpi, sa herë kanë topin në këmbë, bëhen të rrezikshëm. Pas 20 minutave të para pa ndonjë rast flagrant për të shënuar, është Gripshi që me një goditje nga jashtë zone krijon iluzion. Portieri Ilir Avdyli bën mrekullinë, duke grushtuar topin në korne. Janë minuta të mira për Skënderbeu­n, por që nuk ka forcën e duhur në fazën ofensive për t'i bërë dëm Kamzës. Sulmuesi kryesor, Sa-

liu Guindo, mundohet të çajë mbrojtjen, por e ka të vështirë me Arrabal dhe Teqjen. Pas një asisti të Vangjelit, sulmuesi nuk gjen dot kuadratin nga një pozicion i mirë shënimi. Dhe menjëherë vihet në zbatim ligji i pashkruar i futbollit, po nuk shënove do ta pësosh. Argjend Malaj sheh Fukuin të lirë në krahun e majtë, duke i dhënë një top fenomenal, teksa japonezi me qetësinë e tij kap në "gjumë" mbrojtjen e Skënderbeu­t. Në fakt, korçarët e kujtojnë Fukuin në pozicion jashtë loje, por nuk është kështu për anësorin. Japonezi afrohet në zonë dhe me një qetësi olimpike

gjuan tokazi me të djathtën dhe mposht portierin Aldo Teqja. Kamza shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh, ndërsa korçarët nuk u besojnë syve që kanë pësuar një gol naiv, me Vangjelin të pozicionua­r jo mirë në krahun e vet.

PJESA E DYTË - Shehi nuk duron pas pushimit dhe menjëherë hedh në fushë Blerim Krasniqin, duke lënë në dhomat e zhveshjes Filin. Skema shkon 4-4-2, teksa qendërsulm­uesi i rikthyer nga dëmtimi i bashkohet malienit Guindo në majën e ofensivës. Por, sërish korçarët nuk janë të qartë në sulm, madje duke lënë hapësira rrezikojnë

të pësojnë sërish. Fukui bëhet protagonis­t pas një kombinimi të bukur të Plakut dhe Martinenës. Skënderbeu shton presionin dhe kërkon që përmes kombinimev­e të shpejta të shkojë drejt portës së Kamzës me një rrjedhë logjike. Guindo ka rastin më të pastër, teksa futet në zonë, driblon edhe portierin, por nuk arrin të godasë duke lënë topin te Gripshi. Ky i fundit tenton me portën e boshatisur, por italiani Bonani bën heroin, duke evituar një gol të sigurt. Fundi është një lojë nervash, ku nuk mungon nervozizmi, por Kamza ia del edhe pas pesë minutave shtesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania