Panorama Sport (Albania)

Reali synon “fronin” botëror ndaj Al Ain

Kapiteni Ramos do titullin e 20-të dhe thumbon Murinjon: Ka 5 vite që s'është këtu

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit kërkon majën e botës. Sot në Emiratet e Bashkuara Arabe do të luajë finalen e Botërorit të Klubeve kundër vendësve të Al Ain në orën 17:30. Trajneri Solari dhe kapiteni Ramos nuk duan surpriza dhe kërkojnë që futbollist­ët ta marrin seriozisht këtë finale. Kapiteni "injoron" Zhoze Murinjon dhe nuk preferon të bëjë polemika me Kristiano Ronaldon, ndërsa Solari u kujton eliminimin e befasishëm të River Plejtit.

RAMOS- Serxho Ramos do të luajë sot për të fituar titullin e 20-të me Realin. "Kurrikulim­i është aty dhe tani kemi një mundësi tjetër për t'u shpallur kampionë bote për herë të tretë radhazi. Askush nuk e ka bërë, por ne kemi shumë dëshirë dhe besim për t'u rikthyer me titullin e ri. Mund të jetë i 20-ti me Realin dhe i 23-ti bashkë me kombëtaren. Nuk e kisha imagjinuar kurrë. Objektivi im është të jem lojtari me më shumë trofe te Reali. Nuk lodhem kurrë së fituari", tha spanjolli. Më tej analizoi raportin me Murinjon dhe Ronaldon. "Ne nuk e kemi dëgjuar që të flasë kundër Realit të Madridit. Në kohën që ka qenë këtu Ronaldo, e pa shumë mirë grupin dhe falë këtij grupi fituam shumë trofe. Ishte çelësi i suksesit. Na bëhet qejfi nëse i shkon mirë. Murinjo? Unë nuk jam askush për të vendosur se cili do të jetë trajneri i ardhshëm

i Realit të Madridit. Kemi 5 vite pa Murinjon dhe vazhdojmë të flasim akoma për të. Ne tani kemi shansin për të fituar një titull dhe ju më flisni për Murinjon. Kapiteni nuk vendos trajnerët", tha Ramos.

SOLARI- Trajneri i Realit kërkon impenjim maksimal

nga lojtarët e tij dhe thotë se humbja e Riverit u bën më mirë për të qenë me këmbë në tokë. "Al Ain do të përdorë armët e veta për ta fituar ndeshjen, por ne duhet të mendojmë si të fitojmë trofeun. Fakti që Riveri humbi në gjysmëfina­le, do të thotë se duhet ta marrim seriozisht

ndeshjen dhe të jemi të përqendrua­r gjithmonë", tha Solari. Më tej, ai theksoi se Reali duhet të vazhdojë të bëjë histori në të gjitha kompeticio­net. "Ne duam të fitojmë Botërorin dhe të ndjekim traditën e jashtëzako­nshme që ka kjo skuadër", përfundoi trajneri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania