Panorama Sport (Albania)

Roma i bën vizitë, me Juven sheh vetëm makthe

"Ronaldo do të pushojë në një nga dy ndeshjet e radhës"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në çdo konferencë për shtyp, Masi miliano Alegri gjen gjithnjë një arsye për të mbajtur të hapur çështjen e titullit në kampionati­n italian. Për këtë arsye, renditja me të cilën nis një seri takimesh të vështira për Juven e tij, është e "rreme". Siç shpjegoi në fjalën e tij, trajneri bardhezi: "Nuk i besoj klasifikim­it aktual, ai që duhet të marrim për bazë do të jetë ai i datës 29 dhjetor, pasi të kemi luajtur kundër Sampdorias. Ndaj Romës duhet kujdes, pasi nuk duhet të lejojmë që diferenca e pikëve të na mashtrojë. Di Françesko ka një skuadër me shumë cilësi, ndaj nëse nuk futemi në fushë me mentalitet­in e duhur, mund të kemi disa vështirësi. Do të jetë mirë nëse tregohemi agresivë që në fillim. Ronaldo do të luajë që nga minuta e parë, për pushimin e tij do të mendojë në një nga dy ndeshjet e javës së ardhshme, në Bergamo ndaj Atalantës, ose mbase kundër Sampit".

RROTACION - Formacioni anti-Roma do të stilohet në bazë të karakteris­tikave të rivalëve, por edhe në funksion të dy takimeve që i duhen Juves për të mbyllur vitin. Në portë do të jetë Shezni, në mbrojtje De Shilio ("Por Kanselo është duke u riaftësuar mirë pas ndërhyrjes kirurgjika­le"). Në krah të kapiten Kielinit që nuk do të luajë kundër Sampit më 29 dhjetor, do të ketë hapësirë për Benatianë ("Bonuçi ka luajtur më shumë se të gjithë shokët e tjerë"). Në fushë sot edhe Aleks Sandro, i cili duket më i qetë pas rinovimit të kontratës me "Zonjën". Alegri nuk e ka problem të zbulojë të plotë 11shen, duke siguruar për emrat e mesfushës: "Pjaniç titullar sepse askush nuk e 'qev-

eris' ekipin me ritmet e tij, teksa Bentankur dhe Emre Xhan duhet të rriten ende në aspektin e shpejtësis­ë së veprimit kur luajnë si regjisorë. Pranë boshnjakut do të luajnë nga minuta e parë edhe Matuidi dhe Bentankur, teksa Khedirën e kam grumbullua­r sepse ka përparuar shumë në

aspektin e riaftësimi­t". Nëse ka dyshime, për Alegrin ato i përkasin vijës së parë, ku Bernardesk­i dhe Duglas Kosta mezi presin të luajnë, duke i dhënë mundësi pushimi njërit mes Manxukiçit dhe Dibalës, me argjentina­sin favorit për t'u ulur në stol.

MERKATO - Protagonis­te

në çdo kompeticio­n, Juvja duket se nuk do të jetë e tillë në merkaton e janarit. Dje Alegri ka shkëmbyer urimet për festat e fundvitit me Anjelin, por siç siguron trajneri, mes tyre nuk ka pasur biseda në lidhje me përforcimi­n e skuadrës në muajin e parë të 2019-ës. "Nuk shkëmbyem ide merkatoje, por thjesht urimet për festa. Skuadra aktualisht është konkurrues­e dhe e vetmja gjë që ka rëndësi janë rezultatet nëpërmjet paraqitjev­e dinjitoze", sqaroi Alegri. Ka një mundësi largimi për Spinacolën, e ardhmja e të cilit varet nga gjendja e Huan Kudrados. Kolumbiani ndodhet në Gjermani ku po vendos mbi mundësinë e operimit, por e ardhmja e Juves kalon te ndeshja me Romën. "Na duhen 87-88 pikë për titullin, maksimumi 90. Nëse u afrohemi 55 pikëve që tani, do të ishim në një nivel të duhur për titullin", përfundoi tekniku.

 ??  ??
 ??  ?? Benatia me golin e ish-it i dha vjet fitoren Juventusit
Benatia me golin e ish-it i dha vjet fitoren Juventusit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania