Panorama Sport (Albania)

Partizani do Frashërin, një italian ‘premton’ titullin

Italiani i të kuqve, "kunj" Moxhit: Tani që iku jemi të parët

-

Korrado Sakone ka qenë gjithnjë një pikë referimi në Napoli, sepse si ish-përgatitës atletik ai i ka dhënë shumë atij klubi. Sot ndodhet te Partizani dhe, pasi është shpallur kampion dimri, dëshiron shumë që në fund të fitojë titullin. Në një intervistë të dhënë për "spazionapo­li.it", përgatitës­i atletik i Partizanit pohon se do të rikthehej me shumë dëshirë te Napoli, por më parë do të fitojë titullin në Shqipëri.

Çfarë ju shtyu të nisni një aventurë të re në Shqipëri?

Shikoni, unë kisha një mundësi të mirë që të vazhdoja edhe te skuadra e të rinjve të Napolit, por nuk mendova se ishte zgjedhja e duhur, ndërkohë që unë kisha 8 vite që punoja në nivele të larta. Më pas më erdhi një ofertë serioze nga presidenti i Partizanit, i cili kishte nisur një projekt ambicioz. Vitin e parë, kur shkova te Partizani, u renditëm

të dytët. Një vit më pas erdhi Moxhi, ndërsa tani më në fund jemi të parët.

Ju keni punuar me Maxarrin, Benitezin dhe me Sarrin. Cilat janë ndryshimet mes tyre?

Janë trajnerë të ndryshëm në stil. Benitez ishte trajner me

kulturë europiane dhe me një vizion të gjerë. Maxarri erdhi te Napoli dhe, pasi punoi me përkushtim, e shfrytëzoi atë si një trampolinë. Ndërsa, Sarri u përshtat menjëherë me kushtet që gjeti dhe dukej sikur ishte në familjen e tij. Me Benitezin punohej shumë me topin, ndërsa Sarri dhe Maxarri punonin shumë fizikisht dhe taktikisht. Por, diferenca më e madhe ishte në mentalitet­in e tyre.

E kujt është merita për këtë Napoli?

Mendoj se ka një meritë të madhe Benitez. Praktikish­t, kjo

është skuadër e krijuar nga ai. Ai solli Higuainin, Albiolin, Kulibalinë, Mertensin, Ghulamin... të gjithë këta lojtarë sot konsideroh­en si futbollist­ë të klasit të parë në skenën europiane. Meritë ka edhe presidenti i klubit që i besoi Benitezit kaq shumë blerje.

Çfarë i ka sjellë Ançeloti Napolit?

Karlo është fitues, një nga më të mirët në botë. Sot Napoli është një klub i rëndësishë­m në Europë, por kur isha unë bëhej fjalë për një projekt gjigant që ishte thjesht në fillesat e veta. Nuk ishte një skuadër kaq e fortë dhe kaq e konsolidua­r.

Tani ka shumë dëmtime te Napoli, pse ndodh kjo sipas jush?

Nuk di ta them këtë. Në kohën time shquheshim si një skuadër që kishim shumë pak dëmtime. Edhe atëherë luanim në disa kompeticio­ne. Ndoshta është çështje mbingarkes­e,

por ndoshta edhe metodologj­ie. Nuk di ta them me saktësi, por lista e dëmtimeve është vërtet e gjatë.

A do të rikthehesh­it në Napoli?

Absolutish­t po. Napoli është lëkura ime e dytë. Kam jetuar 8 vite aty. Kam dhënë shpirtin për atë skuadër dhe e dua shumë atë qytet. Po ju them diçka që askush nuk e di: kur e drejtonte skuadrën Maxarri, testet e para atletike u bënë nga unë me aparaturat e mia private. Nuk e dinte as presidenti De Laurentis. E përsëris gjithnjë se dua të kthehem te Napoli, madje edhe sikur të shkoja në këmbë, por pasi të kem fituar titullin në Shqipëri.

Deri ku mund të shkojë kjo skuadër?

Duhet të shpresoj që Juvja ta ulë pak ritmin, sepse realisht mund të garojë për titullin, por edhe për trofeun e Ligës së Europës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania