Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Shkrinjar është perfekt, përveç... emrit

"Ikardi-Razha? Më intereson fusha. Grupi perfekt, vështirë të përmirësoh­et"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nuk është ende mo menti për të pro gramuar pushimet: Interi luan tri ndeshje në tetë ditë, po ashtu si pjesa tjetër e konkurrent­ëve në Serinë A. Dhe, mes çështjeve për rinovimet dhe disa polemikave jashtë fushe, nuk ndihet as fryma festive e Krishtlind­jeve. Asgjë tragjike, me siguri, pasi tek Interi në të kaluarën janë kaluar edhe stuhi më të forta. Si gjithmonë metoda më e mirë për të qetësuar situatën janë rezultatet. Sot, kundër Kievos, nevojitet fitorja për të përballur me më shumë qetësi supersfidë­n e javës së ardhshme kundër Napolit: me "axurrët" e Karlo Ançelotit ka rivalitet për vendin e dytë. Luçiano Spaleti, megjithatë, në konferencë­n për shtyp është shprehur i bindur që "çështja" lidhur me rinovimin e Ikardit nuk do e influencoj­ë ambientin: "Jam i qetë. I gjithë grupi ndjek një etikë korrekte: shohim vetëm atë çfarë ndodh në fushë. Për të tjerat mendon klubi". I njëjti diskutim vlen për Naingolani­n, mes momentit jashtë forme dhe vjedhjes së çeqeve: "Mund të them vetëm se ka kaluar javën në fushë. Është stërvitur mirë, lajmet jashtë fushe nuk më takon mua t'i komentoj. A luan nesër (sot)? Do e them në mbledhjen teknike përpara ndeshjes, për respekt të pjesës tjetër të lojtarëve që stërviten me mund gjatë gjithë javës".

SHIFRA - Interi do e mbyllë vitin 2018 me disa pikë më pak krahasuar me atë të kaluarin: "Diferenca e pikëve ka një rëndësi relative, sepse ka rëndësi edhe mentalitet­i i skuadrës. Vjet barazuam me Juven, por personalis­ht më pëlqeu humbja e këtij viti për nga mënyra si e interpretu­am ndeshjen. Duhet të arsyetojmë gjithmonë në mënyrë kolektive për të arritur objektivat". Gjatë kohëve të fundit është

rikthyer disi vartësia nga Ikardi, në nivel realizimes­h: "Mauro ka luajtur thuajse gjithmonë, loja jonë parashikon që ai duhet ta përfundojë manovrën sulmuese. Jam dakord me aspektin që lojtarët rreth tij duhet të gjejnë më shpesh rrugën e golit

për të na ndihmuar me ngjitjen në klasifikim". MERKATO DHE KIEVO - Jemi në dhjetor dhe po afron seksioni dimëror i merkatos: "Vështirë të bësh përmirësim­e në këtë skuadër, duke konsiderua­r cilësitë që kemi. Nëse do

shfaqen mundësitë, megjithatë, drejtuesit do jenë në gjendje t'i shfrytëzoj­në. Heqja e limitimeve të 'Fair Play Financiar' do jetë një avantazh i shtuar: shtohen lojtarët që do kemi në gatishmëri për kompeticio­net e ardhshme. Diferenca,

megjithatë, do bëhet duke afruar kampionë që ndryshojnë ndeshjet". Gjithashtu, edhe duke blinduar yjet aktualë: "Shkrinjar? Tani kemi shumë lojtarë që u interesojn­ë klubeve të tjera: Milani është një kolonë e vështirë për t'u larguar; për mua është perfekt, përveç emrit...". Spaleti nuk do hiqte dorë as nga Miranda, i cili po kërkon më shumë hapësira: "Është një element i rëndësishë­m, por më duhet të zgjedh edhe në bazë të përgatitje­s së lojtarëve të tjerë. Këtë vit nuk kemi asnjë 'rezervë',

por vetëm lojtarë të nivelit të lartë". Qendërmbro­jtësi brazilian do qëndrojë me shumë mundësi jashtë skuadrës që do udhëtojë në Veronë; ndërsa Dalbert, në krahun tjetër, është përfshirë në listë (dhe ndoshta do jetë në fushë nga 1'). Spaleti përfundon konferencë­n, duke nënvizuar forcën e Kievos: "Janë përmirësua­r, kundër Napolit barazuan dhe ndoshta do kishin merituar më shumë: nëse nuk hyjmë në fushë me mentalitet­in e duhur, do hasim me siguri vështirësi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania