Panorama Sport (Albania)

Nexhipi: Me Rrocën dhe Shkurtajn jemi super

"Nuk do ndryshojmë shumë në merkaton e janarit, skuadra është në rritje të vazhdueshm­e"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka bërë dy goditje mjaft të mira në merkato, pasi ka arritur të afrojë dy "yjet" e Luftëtarit dhe nga lojtarët më në zë të kampionati­t, Eduard Rrocën dhe Vasil Shkurtajn, dhe pse ky i fundit akoma jo zyrtarisht. Është drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ai që së bashku me presidenti­n Gjici kanë udhëhequr këto operacione. Kukësi ka mundur konkurrenc­ën e Partizanit, e tani synon me çdo kusht titullin kampion. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", drejtori Nexhipi tregoi detajet dhe prapaskena­t e këtyre afrimeve, si dhe strategjin­ë e Kukësit për të shkuar drejt titullit.

Rrocën dhe Shkurtajn i synonte Partizani dhe po i merr Kukësi, kështu do i sfidoni edhe për titullin?

Është normale që të ketë interes për çdo lojtar që është interesant. E di që për ta ka pasur interes dhe nga klube te tjera të Superiores, por më bëhet qejfi që kemi arritur akordin me ta dhe që të dy do të jenë pjesë e Kukësit që nga janari. Sa i përket garës për titull, janë tri apo katër ekipe në garë dhe besoj deri në fund se do vazhdojnë kështu.

Jeni forca e tretë e kampionati­t me 5 pikë më pak se kreu, çfarë mund të ndryshojë nga java e fundit e 2018-ës dhe në vazhdim?

Po, është java e fundit e vitit dhe unë jam në një mendje me trajnerin. Ne po punojmë mirë dhe kemi bërë shumë mirë këto javët

e fundit, por nga eksperienc­a them se duhet të shohim vetëm ndeshjen e radhës, e cila duket në letër si takim i lehtë, por për ne është ndeshja më e vështirë e kampionati­t. Shpresojmë që të marrim tri pikët me Kastriotin pastaj të shohim çdo të ndodhë me të tjerët, gjë e cila nuk është në dorën tonë. Ne duhet të bëjmë vetëm detyrën tonë, të fitojmë takimin.

Titulli, a është objektiv i padiskutue­shëm i Kukësit?

Normale, se me ekipin dhe potenciali­n që kemi,

jemi kandidatë për titull. Ne shpresojmë që të vazhdojmë me ndeshje të mira e në fund të na shpërblehe­t puna me titullin kampion. I kemi të gjitha mundësitë dhe do luftojmë deri në fund.

Si përgjegjës i merkatos së Kukësit, çfarë note do i vendosnit vetes për blerjet e bëra dhe a keni "pengje"?

Në merkato kemi afruar shumë lojtarë, e të gjithë ata që dinë nga futbolli kuptojnë se secilit i duhet koha e nevojshme për t'u përshtatur. Megjithatë, unë jam i bindur që kanë potencial,

të cilin disa janë duke e shprehur dhe do vijojnë me intensitet më të lartë. Kemi krijuar një grup të mirë me lojtarë cilësorë. Nuk më takon mua t'i vendos notë vetes, por jam i bindur që kemi potencial dhe nga java në javë po e tregojmë.

Me afrimin e fantazisti­t Rroca, pas janarit kush do sakrifikoh­et?

Me afrimin e Rrocës mendoj se do të jemi edhe më të mirë e të fuqishëm në mesfushë. Kualitetin dhe atë ç'ka dhënë ai me Luftëtarin e dinë të gjithë në Shqipëri. Shpresoj që të përshtatet sa më shpejt e të bëjë atë që ka bërë te Luftëtari dhe të ndihmojë sa më shumë ekipin. Tani për tani nuk do largohet njeri, pasi mendojmë që të gjithë mesfushorë­t të kenë konkurrenc­ë në ekip, të punojnë shumë e pastaj i takon trajnerit Cungu që të zgjedhë.

Janë larguar Harba dhe Zderiç, sa të tjerë do i ndjekin në janar?

Është fakt që Harba u largua para rreth një muaji e gjysmë nga Kukësi. Për momentin nuk do të ketë largime të tjera, por do të ulemi me presidenti­n dhe trajnerin e do shohim se çfarë do të bëjmë. Gjithsesi, një gjë është e sigurt, që në ekip nuk do ketë shumë ndryshime. Nuk do të bëjmë shumë ndryshime, pasi boshtin e kemi, lojtarët i kemi, konkurrenc­a është rritur, ndaj shpresojmë që të bëjmë sa më mirë kështu.

Si u zhvillua operacioni për Shkurtajn dhe kur do të mund të quhet i mbyllur zyrtarisht?

Sa i përket Shkurtajt, por dhe Rrocës, presidenti Gjici ka udhëhequr operacione­t, pasi ai ka negociuar me homologun e tij, presidenti­n e Luftëtarit dhe kanë arritur marrëveshj­et. Unë kam qenë në një linjë dhe bashkë me presidenti­n tonë. Shumë shpejt do ta kemi zyrtare dhe marrëveshj­en me të.

Cilat janë prioritete­t e radhës të Kukësit dhe Nexhipit në merkato?

Me afrimin e Rrocës dhe Shkurtajt, mendoj se kemi bërë përforcime­t e duhura dhe efikase për ekipin. Me ta do të jemi akoma më të fortë. Nuk e di nëse do ketë vend edhe për një lojtar të tretë, por një gjë është e sigurt, që tashmë ndryshimet do jenë minimale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania