Panorama Sport (Albania)

Skandali, Sançez vuri bast për ‘kokën’ e Murinjos

Sot debuton Solskjaer: Marr këshillat e Fergusonit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kur mungon macja, minjtë hedhin valle. Bëjnë festë, madje fitojnë edhe para... Mançester Junajtid pa Murinjon është duke "festuar" Vitin e Ri. Por, nuk është vetëm kjo. "The Sun" ka zbuluar një mesazh në një grup "whatsapp"-i të futbollist­ëve. E shkruan Aleksiz Sançez. "Të kishte thënë. Duhet thjesht durim dhe të prisje. Roho, tani më detyrohesh 20 mijë sterlina", shkruhej aty. Nuk dihet sesi gazetarët anglezë kanë arritur ta zbulojnë këtë mesazh, por ideja ishte kjo: Sançez kishte vënë bast 20 mijë sterlina (22.100 euro) për shkarkimin e trajnerit, ndërsa mbrojtësi argjentina­s mendonte të kundërtën. Tani duhet t'i paguajë pushimet e luksit mikut të tij... Pas publikimit të këtij lajmi, Sançez e mohoi dhe tha se nuk është aspak e vërtetë. Ai vlerësoi Murinjon për mundësinë që i dha për të luajtur në një skuadër si Junajtid. Gjithashtu, edhe Pol Pogba duket se ka shpërthyer ndaj ishtrajner­it të "Djajve" duke thënë se ai donte ta vendoste kundër tifozëve, por kishte gjetur njeriun e gabuar. DEBUTON SOLSKJAERT­rajneri i ri i Mançesteri­t ka shumë punë për të rikthyer qetësinë. Sot në orën 18:30 do të bëjë debutimin në transfertë me Kardifin dhe do të kërkojë patjetër fitoren. Norvegjezi tregon se flet akoma me Fergusonin dhe i merr këshilla. "Kur të vjen një ofertë e tillë, sigurisht që e pranon, edhe kur është vetëm për 6 muaj. Shumë trajnerë do të

donin të drejtonin Mançesteri­n në këto momente, por njeriu me fat jam unë. Dua ta shijoj këtë moment. Ferguson? Sigurisht që ruaj kontaktet me të. Flas shpesh dhe do t'i kërkoj këshilla. S'ka njeri që mund të më këshillojë më mirë se ai. Dua ta nis mirë aventurën time te Junajtid", tha trajneri Solskjaer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania