Panorama Sport (Albania)

Borusia fiton edhe për Bajernin, Kovaç do Joliçin

"Ta mbyllim me një fitore, Luka Joviç është fantastik"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Enisi aventurën duke luajtur Superkupën e Gjermanisë ndaj ish-skuadrës së tij dhe po sërish përballë tyre do ta mbyllë edhe vitin 2018. Sot pasdite, në orën 18:30, Bajerni i Mynihut do të luajë në transfertë ndeshjen e fundit në kampionat për këtë vit, përballë Aintrahtit të Frankfurti­t. Niko Kovaç gjithsesi ka zero emocione, sepse këtë e tregoi edhe me suksesin 5-0 në ndeshjen e parë sezonale në pankinën e Bajernit, pikërisht ndaj ishskuadrë­s së tij, por për duelin e sotëm ka disa shqetësime, duke parë se së fundmi Frankfurti e ka rritur shumë nivelin e lojës dhe madje, do të tentojë që t'u rrëmbejë atyre edhe një prej "diamanteve" të skuadrës, të cilin e njeh shumë mirë. "Mes meje dhe Frankfurti­t do të ketë gjithmonë një lidhje speciale, por unë shkoj përtej këtyre ndjenjave, sepse jam profesioni­st dhe këtë e konfirmova edhe me rastin e përballjes në Superkupën e Gjermanisë. Fati ka dashur që aventurën në Mynih ta nis kundër tyre dhe ta mbyll këtë vit 2018 pikërisht kundër tyre, por realisht gjëja e vetme që më kalon në kokë është që të fitoj këtë duel, duke i hapur vetes sa më pak telashe. Për më shumë, kjo sfidë mund të vlejë diçka shumë të rëndësishm­e, pasi Borusia dhe Mynshengla­dbahu luajnë (luajtën mbrëmë) kundër njëratjetr­ës dhe ne duhet të përfitojmë nga dueli mes vendit të parë dhe të dytë në renditje, shprehet trajneri i Bajernit, që në lidhje me mungesat e shumta nuk gjen justifikim­e. Është e vërtetë që, përveç emrave që dihen si Roben e Hames, ndaj Frankfurti­t duhet të bëjmë edhe pa Gnabri të dëmtuar dhe Sançezin e skualifiku­ar. Por Koman është gati, Boateng gjithashtu, ndaj duhet të mendojmë thjesht që të kthehemi në shtëpi me tri pikë dhe t'i festojmë të gëzuar Krishtlind­jet".

BOMBERI JOVIÇ - Për sa u përket lojtarëve që ai njeh shumë mirë, një ndër emrat që po afrohet së fundmi me Bajernin e Mynihut është pikërisht Luka Joviç. Bomberi i Frankfurti­t dhe kryegolash­ënuesi i Bundesligë­s deri në këtë moment me 12 gola është një lojtar që Kovaç e njeh mirë dhe i pyetur mbi mundësinë se sulmuesi serb mund t'i bashkohet atij në Mynih, trajneri i Bajernit nuk mohon asgjë: "Për Joviç di të

them se është thjesht fantastik, një lojtar madhështor dhe mos harrojmë që është vetëm 20 vjeç. Por se çfarë do të ndodhë në vazhdim, unë mund të them më shumë për të. Joviç ka folur në fushë me golat e tij deri tani dhe çdo vit që kalon përmirësoh­et, por duke qëndruar gjithmonë me këmbë në tokë. Dhe pas kësaj që thashë, unë di vetëm që nesër (sot), Joviç, por edhe dy sulmuesit e tjerë të Frankfurti­t, Haller dhe Rebiç, do të jenë rreziku ynë më i madh për të dalë me tri pikë nga kjo transfertë".

 ??  ?? Niko Kovaç dhe Luka Joviç
Niko Kovaç dhe Luka Joviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania