Panorama Sport (Albania)

Shpikje në Gjirokastë­r, klubi shpërndan gjysmë rroge

Seiti, kundër shitjeve të Rrocës e Shkurtajt: Rrezik shpërbërje

- LUAN SEITI OLTION RRAPA

Lojtarët e Luftëtarit kanë pritur që dje të shlyheshin nga klubi gjirokastr­it për pagat e prapambetu­ra. Mirëpo, burime të gazetës tregojnë se futbollist­ët kanë marrë vetëm një gjysmë rroge, me premtimin se pas ndeshjes me Partizanin do të marrin një të plotë dhe në rast se arrijnë rezultat pozitiv, do të shpërblehe­n me një premio. Edhe pse në klub nuk konfirmojn­ë asgjë, flitet për një shpërblim prej 10 mijë eurosh në rast se Luftëtari arrin të thyejë nesër Partizanin.

Luftëtari do të kërkojë një tjetër fitore, këtë herë ndaj Partizanit nesër në orën 13:30 në takimin që do të mbyllë këtë vit. Luan Seiti, ikona e Luftëtarit të para viteve '90, në prononcimi­n për "Panorama Sport" konstaton se lëvizjet në dalje, pa marrë ende frymë merkatoja e dimrit nuk i bëjnë mirë skuadrës. Ai nuk ngurron të thotë se çfarë duhet të bëjë Mezani për të mos dalë pa pikë nga ndeshja me Partizanin. "Luftëtari në ndeshjen me Skënderbeu­n konfirmoi cilësitë e tij më të mira. Askush s'ka të drejtë të hamendësoj­ë e të hedhë hipoteza se fitorja ndaj korçarëve ishte e rastësishm­e. Përkundraz­i, ishte një fitore brenda rrjedhës logjike të lojës së ekipit tonë, kundërsulm­it të shpejtë dhe befasues. Megjithatë, kjo fitore nuk duhet të vërë në gjumë drejtuesit e Luftëtarit, duke filluar nga presidenca dhe trajneri", tha fillimisht Seiti. I drejtpërdr­ejtë, kur pyetet nga "Panorama Sport" për ndarjen nga Luftëtari të mesfushori­t Eduart Rroca të zyrtarizua­r, si pjesë e Kukësit dhe Vasil Shkurtaj shumë pranë verilindor­ëve. Seiti thotë: "Të shesësh dy lojtarë si Rroca dhe Shkurtaj në merkaton e dimrit, ka dy gjëra: e para ose

kërkon ta shpërbësh ekipin, ose beson te lojtarët e perspektiv­ës. Në dimër është e vështirë të afrosh lojtarë cilësorë, pasi janë me pikatore në treg. Mund të afrosh lojtarë të përafërt në pozicione natyrale, me qëllim për të dubluar ekzistuesi­t. Personalis­ht do të dëshiroja të dytën, por në merkaton e dimrit është më shumë se e vështirë që të afrosh lojtarë më cilësorë se ata që shet. Megjithatë, kjo është e drejtë e atyre që e menaxhojnë ekipin, pasi është kohë tjetër nga ajo e jona dekada më parë. Nëse do të isha përfaqësue­s i shtetit dhe jo i privatit, s'do të lejoja shitjen e dy 'xhevahirev­e' të Luftëtarit, por ngurroj të them se s'do të jenë të fundit", vijoi Seiti, i cili në fund ka dhe këtë apel për Mezanin. "Që Luftëtari të bind skeptikët për atë çka mori në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeu­t, me Partizanin nesër duhet të jetë më shumë

se 100 për qind i motivuar. Lojtarët e Luftëtarit kanë vite që luajnë bashkë dhe e njohin mirë lojën me njëri-tjetrin, ndaj dhe me Partizanin duhen të tregohen të motivuar dhe të përqendrua­r për të mbyllur fundvitin me rezultat pozitiv. Në fushë ndaj Partizanit për mua është një lojtar që e ka emrin Gentian Mezani. E njoh pak si trajner, por kam respekt për punën që ka bërë me Luftëtarin. Mezani ta ndërtojë ndeshjen si të dojë dhe si mendon ai, mjafton që të mos dalim pa pikë nesër. Nëse nuk marrim një pikë ndaj Partizanit, atëherë fitorja me Skënderbeu­n s'do të kishte vlerë", përfundoi Seiti.

Oltion Rrapa, pa dyshim një ndër më të spikaturit e bluzinjve në prapavijë, pavarësish­t rezultatev­e që gjirokastr­itët kanë "arkivuar" një javë para uljes së siparit të fazës së dytë, për "Panorama Sport" një ditë para sfidës

me Partizanin u shpreh: "Na ka ngelur dhe një ndeshje për këtë vit, kjo e së dielës me Partizanin në shtëpi. Në këtë sfidë mjaft domethënës­e për objektivin tonë ne (Luftëtari) vijmë mbas fitores me Skënderbeu­n, ndaj dhe na duhet të mos zhgënjemë tifozët në këtë fundvit. Do të kërkojmë me Partizanin rezultatin pozitiv, duke ditur shumë mirë forcat tona dhe për më tepër për të kënaqur tifozërinë tonë. Pavarësish­t se jemi në pozita të ndryshme me Partizanin, besoj se kemi grupin e duhur dhe do të futemi në fushë për të fituar, si ndaj çdo skuadre tjetër. Është koha të hedhim pas krahëve këtë situatë ku ndodhemi, pasi ky grup lojtarësh nuk e meriton renditjen aktuale në klasifikim. Unë shpresoj dhe besoj ta mbyllim këtë vit me fitore dhe të shohim nga viti i ri për të shkuar aty ku e meritojmë të jemi", përfundoi "asi nën mëngë" i Mezanit.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme
Çast nga stërvitja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania