Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen në Sllovaki, Qose: Panuçi më harroi

"Ka diferenca me Greqinë, ju tregoj ëndrrën dhe vuajtjet që pata prej... pasaportës"

- OLSI TUJANI

Ka shënuar pesë gola, duke qenë mesfushor dhe është përfshirë në formacioni­n e vitit në kampionati­n sllovak, por në vitin e eksperimen­teve për Kombëtaren nuk mori asnjë ftesë. Kristi Qose, në një intervistë për "Panorama Sport", tregon harresën nga FSHF dhe trajneri Panuçi, ecurinë në kampionat me Ruzembrok, pjesëmarrj­en në formacioni­n e vitit si dhe kampionati­n e preferuar për të. Mesfushori 23-vjeçar ka debutuar me kuqezinjtë më 8 qershor 2014 ndaj San Marinos dhe që nga ajo periudhë nuk është kujtuar më askush për të. Në intervistë­n për gazetën, Qose tregon për vështirësi­të që ka pasur në fillimet e transferim­it nga Greqia në Sllovaki, ku një prej tyre ka qenë edhe pasaporta shqiptare.

Si ndiheni që jeni në formacioni­n e vitit, çfarë do të thotë për ju?

Realisht, ndihem krenar. Është një çmim që e kam arritur me shumë punë dhe me durim. Megjithatë, unë nuk dua të mbetem këtu, dua të jetë vetëm fillimi për karrierën time dhe të ngjitem sa më lart.

Si është kampionati sllovak, çfarë niveli ka?

Është një kampionat mjaft i fortë. Për të gjithë ata që mendojnë se është e lehtë që të luash këtu, ju them që nuk është aspak e vërtetë.

Çfarë specifike ka dhe si është në krahasim me Greqinë?

Është i fortë edhe fizikisht, por edhe teknikisht. Nëse flasim në krahasim me Greqinë, mund të them që ka të njëjtin nivel në aspektin fizik, por teknikisht në Greqi është nivel më i lartë.

Mund të tregoni diçka për veten, për të kujtuar edhe njëherë rrugëtimin tuaj në karrierë?

Unë kam lindur në Bilisht dhe kam ikur në Greqi që në moshën 7-vjeçare. Kam nisur të luaj futboll që në fëmijëri dhe është e vetmja gjë për të cilën kam menduar dhe vazhdoj t'i përkushtoh­em. Madje, as në shkollë nuk kam qenë shumë mirë me mësime.

Me kë po jetoni në Sllovaki?

Momentalis­ht, jetoj vetëm.

Ju ka penguar pasaporta shqiptare deri tani në karrierën tuaj?

Le të themi që po. Më ka penguar për disa dokumente që më duheshin në fillim për të jetuar në Sllovaki, por asgjë serioze. Megjithatë, kam gjashtë muaj që kam marrë edhe pasaportën greke.

Kur u transferua­t nga Greqia në Sllovaki, patët ndonjë problem?

Kam vuajtur vetëm për shkak të një dëmtimi që pata në atë periudhë dhe nuk mund të isha në 100 për qind të formës sime në fillimet e mia këtu. Asgjë tjetër.

Si e kujtoni periudhën kur keni qenë pjesë e kombëtarev­e të moshave?

Për mua personalis­ht ka qenë një periudhë e mirë, të cilën shpresoj që ta përsëris prapë, por këtë herë me Kombëtaren A.

Keni bërë mirë dhe u shpallët në formacioni­n e vitit. A jeni kontaktuar nga trajneri Panuçi apo FSHF gjatë kësaj periudhe?

Jo, asgjë! Asnjë kontakt!

A keni menduar për një moment se duke pasur një vlerësim të tillë në kampionat, është e padrejtë që të mos keni ftesë, sidomos në periudhën kur u bënë shumë testime dhe eksperimen­te?

Kombëtaren e mendoj gjithmonë dhe nuk ka të krahasuar fare me këtë çmim që kam marrë këtë sezon. Unë vazhdoj të punoj, të bëj maksimumin në çdo ndeshje që jam në fushë dhe kam durimin që një ditë do të vijë edhe momenti të jem në Kombëtare. Shpresoj shumë që të më vijë radha një ditë. Sa i përket pyetjes nuk e mendoj, pasi për çdo mendim është trajneri që gjykon dhe që vendos.

Cilat janë planet për të ardhmen dhe cili është kampionati i preferuar?

Shpresoj shumë që të kaloj në një kampionat më të fortë dhe një skuadër më të fortë. Sa i përket kampionati­t, më pëlqen ai italian dhe shpresoj që ta prek një ditë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania