Panorama Sport (Albania)

Tirana e bën festë me vlonjatët, Idrizi: Flamurtari nuk fiton kur s''merr lekët...

Ardheblutë humbasin raste, loja e vlonjatëve për t u harruar

- OLSI AVDIAJ

Më në fund Ardian Mema mund të flejë i qetë! Nuk do të ketë makthet e gabimeve të skuadrës së tij. Tirana ka mundur Flamurtari­n në "Selman Stërmasi", ndërsa bardheblut­ë largohen nga vendi i parafundit, që ishin pak orë se të niste sfida me vlonjatët. Në një ndeshje delikate për të dyja skuadrat, sepse Tirana vinte nga humbja me Laçin, e cila e ktheu në tokë sapo bardheblut­ë kishin ngritur kokë, dhe Flamurtari që vazhdon të lëngojë për shkak të financave, ia del sakrifica kryeqyteta­se. Në momentin më të vështirë, kur duhej karakter, kanë qenë bardheblut­ë që kanë ngritur kokë dhe me një gol të Edon Hasanit 120 sekonda nga fundi i lojës së rregullt, kanë larguar krizën e rezultatev­e. Mema e bardheblut­ë mund të marrin frymë lirisht deri në fund të janarit, pasi moralisht kjo fitore do të thotë shumë. E kundërt është situata në Vlorë me Ilir Dajën dhe Flamurtari­n e tij që, veç problemit të madh të rrogave, sheh një skuadër pa dëshirë.

NDESHJA - Të dyja skuadrat kanë pasur ndryshime në formacion. Te vlonjatët nuk luante Bushiç i dëmtuar, ndërsa në krahun tjetër Mema kishte gozhduar në stol Dajën e Karabecin. Me pak tifozë në stadium, rasti i parë në minutën e tretë është i Tiranës, me Halilin e Grecën që mund të shënonin, por Koliçi kthehet në hero. 12 minuta më vonë, Sentamu çmarkohet mirë, gjuan menjëherë, por Koliçi sërish bën mrekullinë. Flamurtari duket te porta e Abibit në minutën e 21të, me Kalenë që kërkon të shënojë gol me kokë, por pa rezultat. Në minutën e 31-të, Turtulli jep një pas për Kërçikun, i cili i shmanget Kotobellit, hyn në zonë dhe jep një top që kalon gjithë pasqyrën e portës, devijohet, shkon te Kobina që gjuan, por sfera devijohet nga Useini. Rasti më flagrant është ai i minutës së 42-të, me Grecën që vjedh një top nga e djathta, lëshon sferën në qendër për Halilin, por ky i fundit nuk e prek. Sfera shkon te Sentamu që me portën bosh gjuan, por çuditërish­t jashtë. Pjesa e parë mbyllet e bardhë 0-0.

Pjesa e dytë nis me një rast të madh ku është Sentamu që në minutën e 46-të rreh shtyllën. Pesë minuta më vonë, Batha provon me kokë, pret Abibi pa problem. Provon edhe Torasa, por nuk ka rezultat. Flamurtari futet në ujë, ndërsa Tirana merr kontrollin e lojës dhe në

minutën e 53-të, Turtulli ka një tjetër shans të madh. Mbrojtësi provon shumë pranë zonës të gjejë rrugën e rrjetës, por topi është ndalur në fytyrën e portierit Koliçi. Më pas preket me dorë nga Alla, për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Dhe në momentin kur të gjithë mendonin

se ndeshja do të mbyllej në barazim, vjen kryevepra e Edon Hasanit, i cili 120 sekonda nga fundi zhbllokon sfidën. Pas një lëvizjeje mjeshtëror­e në zonë, futbollist­i shkodran lëshon një predhë, duke ndëshkuar portierin Koliçi. 1-0 dhe Tirana në festë. Daja nuk u beson

syve. Edhe pse mundohet të bëjë dy lëvizje, këtë herë Tirana e Mema i japin një shuplakë në frymën e fundit. Një trepikësh që qetëson shpirtrat bardheblu deri në janar, por që komplekson ambientin në Vlorë, i trazuar nga mungesa e parave...

 ?? FOTO: KFTirana.al ?? TIRANA-FLAMURTARI 1-0 Bardheblut­ë duke festuar golin e Hasanit
FOTO: KFTirana.al TIRANA-FLAMURTARI 1-0 Bardheblut­ë duke festuar golin e Hasanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania